Kriza ne Greqi studentet perleshen me forcat e policise

Studentët janë përleshur mëngjesin e sotëm me forcat e rendit ndërsa protestonin kundër paketës më të fundit të masave të aprovuara nga qeveria e që pritet të marrin dhe miratimin e parlamentit. Nga vendngjarja bëhet e ditur se janë disa të rinjtë e arrestuar, ndërsa forcat e rendit përdorën dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestën e tyre.
Protestat më të fundit mbahen, ndërsa ministrat e financave të 17 shteteve anëtare të Eurozonës takohen për të kërkuar një marrëveshje rreth lëshimit të një ndihme jetike financiare për Greqinë. Takimi në Luksemburg vjen pas zotimit të qeverisë greke që defiçiti i saj buxhetor do të shkurtohet në vitin 2011 dhe 2012, por se nuk do të jetë në përputhje me objektivat e Bashkimit Evropian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar. Paraprakisht komisioneri për ekonominë Olli Rehn e cilësoi situatën në Greqi dhe bisedimet e sotme si kritike.