E Diel, 1 Nëntor 2026

Kartat e identitetit policia zbulon 500 raste falsifikimi

Ministria e Brendshme ka evidentuar 500 raste të thyerjes së sistemit të prodhimit të kartave të identitet dhe pasaportave. Kjo shifër është bërë publike nga drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile Armand Teliti, në një raportim në komisionin parlamentar të sigurisë. Por ai ka vlerësuar se këto raste nuk cënojnë të gjithë sistemin, që ka prodhuar deri tani rreth 2.9 milionë karta identiteti dhe rreth 2 milionë pasaporta.

Gazmend Oketa: “Sa raste të tilla ka pasur në përqindje?”

Armand Teliti: “Rreth 500 raste i kemi në hetim në këtë moment. Ndërkohë që kemi të prodhuara 2.9 milionë karta identitetit të prodhuara dhe pot ë bëjmë një pjestim tëkësaj del që 0.0016 % të shifrës çka do të thotë që është një shifër tërësisht e papërfillshme dhe normale në çdo sistem”.

Diskutimi i marrëveshjes për mirëmbajtjen e sistemit kompjuterik të gjendjes civile, edhe për tre vjet të tjera nga një firmë austriake hapi një debat tjetër në komision. Për deputetët e opozitës të dhënat e gjendjes civile keqpërdorën nga politika, ndërkohë Armand Teliti hodhi poshte këto pretendime.

Armand Teliti: “Ne nuk i kemi numrat e telefonit të qytetarëve shqiptarë si pjesë të regjistrit”.

Gazmir Bizhga: “Ato të dhëna kanë dalë pikërisht nga regjistri i shtetasve shqiptarë, se vërtetë kompanitë celulare mund të kennë numrat dhe emrat, por nuk kanë datëlindjet e shtetasve”.

Armand Teliti: “Nuk ka asnjë dyshim që sistemi ynë është një nga më të mirët”.

Komisioni i sigurisë miratoi marrëveshjen, vetëm me votat e maxhorancës ndërsa përfaqësuesit e opozitës abstenuan. Rinovimi i kontratës për mirëmbajtjen e sistemit të të dhënave të gjendjes civile do t’i kushtojë shtetit rreth 500 mijë euro.
 

Taulanta Boja

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›