E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksioni i KFOR-it ne veri Rasmusen Hetimi i panevojshem

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen deklaroi në Bruksel se nuk ka nevojë për hetime për aksionin e KFOR-it në pjesën veriore të Kosovës. Shefi i Aleancës, foli në nisje të takimit të ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, ku do të diskutohet për Kosovën.

“I kam marrë raportet dhe kam biseduar me presidentin Tadiç. U kam ofruar serbëve informacione nëpërmjet kanaleve të zakonshme ushtarake”, tha Rasmusen, duke theksuar se trupat e KFOR-it qartazi kanë vepruar në vetëmbrojtje. Beogradi më herët depozitoi një kërkesë në OKB për hetimin e incidentit në Jarinje dhe mandatin e KFOR-it. Por Rasmusen e ka bërë të qartë se për aleancën është e  rëndësishme që të jemi atje për t’i mbrojtur të gjithë njerëzit në Kosovë”.

Ai ka theksuar se kriza më e re në Kosovë ka treguar se sa shpejtë mund të shpërthejë dhuna “dhe sa  e rëndësishme është që edhe më tutje NATO-ja ta kryejë misionin e saj. Rasmusen u bëri thirrje të gjitha palëve, që t’u shmangen aksioneve të njëanshme dhe mesazheve destabilizuese.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›