Kriza në Irlandë, partitë zhvillojnë sot bisedime

Partitë irlandeze pritet të mbajnë sot bisedime për krizën pasi Partia e Gjelbër u tërhoq nga koalicioni i udhëhequr nga kryeministri Brian Couen.
Vendimi nga Partia e Gjelbër do të thotë se koalicioni qeveritar humbet shumicën dhe vë në pikëpyetje kalimin e një projekt-ligji financiar jetik.
Couen u largua të shtunën si udhëheqës i partisë së tij Fianna Fail, por po qendron ne detyre si kryeministër i vendit .
Partitë e opozitës po kërcënojnë me rrëzim të qeverisë. Sot, negociatat do të mbahen mes partive kryesore në përpjekje për të arritur një marrëveshje mbi një afat kohor për ligjin e financave dhe në një datë për zgjedhjet e përgjithshme.
Votuesit irlandezë do të shkojnë në votime te parakohshme në 11 mars. Ndërkaq, opozita ka paraqitur një mocion mosbesimi për të martën.