E Diel, 1 Nëntor 2026

Palestinezët i ofruan pjesë të mëdha toke Izraelit?

Disa dokumente të publikuara nga Al-Xhazira kanë trazuar ujërat në Lindjen e Mesme. Zyrtarët më të lartë palestinezë mohojnë vërtetësinë e dokumenteve të publikuara nga Al-Xhazira, të cilat pretendojnë se ata i kanë ofruar lëshime të mëdha Izraelit.
 

Dokumentet thonë se palestinezët u ofruan që Izraeli të mbajë pjesë të mëdha të pushtuar ilegalisht të Jerusalemit Lindor, ofertë të cilën me sa duket Izraeli e ka refuzuar.

Por kreu i negociatorëve, Saeb Erekat, theksoi se dokumentet ishin “një paketë me gënjeshtra”.

Al-Xhazira thotë se ka 16,076 të dhëna konfidenciale të takimeve, e-maileve, komunikimeve mes palestinezëve, izraelitëve dhe liderëve amerikanë nga vitet 2000-2010.

Palestinezët raportohen të ketë propozuar që tokat e shenjta të merren nën kontroll nga ndërkombëtarët dhe të kufizohet numri i refugjatëve që kthehen në 100 mijë në 10 vjet.

Dokumentet mendohet të kenë rrjedhur nga pala palestineze, por Erekat ngul këmbë se “ne nuk kemi lëvizur nga pozicionet tona”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›