E Diel, 1 Nëntor 2026

Toyota, prodhuesi numër një i makinave në botë

Toyota e përfundoi vitin 2010 si prodhuesi më i madh i makinave në botë, pavarësisht një serie tërheqjesh nga tregu për çështje sigurie.
Shitjet e kompanisë japoneze arritën në 8.42 milionë automjete, duke mundur General Motors-in i cili arriti në 8,39 milionë.

Shitjet e Toyota-s, përfshirë prodhuesin e kamionëve Hino dhe prodhuesin e makinave Daihatsu, u rritën me 8 për qind nga viti 2009 në 2010 falë rritjes së madhe ekonomike në vendet aziatike.

Toyota e kaloi rivalin e saj amerikan si prodhuesi më i madh i makinave në botë në vitin 2008, një pozicion që General Motors e mbante prej 80 vitesh.

Kompania japoneze, e cila kishte reputacion të pametë për cilësinë, pa imazhin e saj të dobësohet në vitin 2009, veçanërisht në Amerikë ku ishte prodhuesi i vetëm i madh që i ranë shitjet në vitin 2010.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›