Shpërthim bombe në Indi, 2 të plagosur

Dy vajza u plagosën rëndë pasi një bombë shpërtheu në një fshat në qytetin verior Uttar Pradesh në Indi.
Ato u dërguan menjëherë në spital për mjekime.Vajzat, të moshës ndërmjet 10 e 15 vjeç, kishin shkuar në pyll për të marrë dru dhe gjetën një objekt hekuri brenda se cilës ndodhej bomba.
Mësohet se policia gjeti një tjetër bombë dhe e çmontoi atë. Ndërkaq kanë filluar hetimet në vendin e ngjarjes. Shpërthimi ka krijuar panik tek vendasit.