E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza në Siri/Fuqitë e mëdha bien dakord për krijimin e një qeverie kalimtare-pa Assad-in

30-06-2012 / Nga Redi Agolli

Sipas marrëveshjes së arritur nga Grupi i Veprimit në Gjenevë, fuqia për të qeverisur Sirinë do të transferohet tek një qeveri kalimtare, kështu që i gjithë autoritet do t’i hiqet Asad-it në qoftë se ai refuzon të japë dorëheqjen.

Anëtarët e komunitetit ndërkombëtar kanë farkëtuar dje një marrëveshje për t’i dhënë fund gjakderdhjes në vend, duke i hapur rrugën krijimit të një qeverie unitare. “Hapi i parë do të jetë vendosja e një armëpushimi mes palëve në Siri dhe zbatimi i planit gjashtë pikësh të OKB-së dhe Lidhjes Arabe”, tha i dërguari i posaçëm i OKB-së, Kofi Anan.
Elementi kyç për t’i dhënë fund gjakderdhjes do të jetë një qeveri kalimtare, për të cilin Annan tha se mund të përfshijë anëtarë të regjimit aktual sirian-një deklaratë mbase për të qetësuar Kinën dhe Rusinë. Sipas tij, krijimi i kësaj qeveri do të vendoset nga sirianët.  "Ne jemi të vendosur për të punuar së bashku urgjentisht dhe intensivisht, për t’i dhënë fund gjakderdhjes dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut, në mënyrë që t’i japim jetë fillimit të një procesi tranzitor me anë të një qeverie që do të përmbushë aspiratat e popullit sirian”, theksoi Anan. Marrëveshja gjithashtu i bën thirrje qeverisë së Sirisë për lirimin e të burgosurve si dhe lejimin e hyrjes së gazetarëve në vend. Shtetet e Bashkuara dhe vendete e tjera të Perëndimit i kanë kërkuar presidentit sirian Bashar al-Assad të japë dorëheqjen për t’i hapur rrugën një qeverie të unitetit. Por, Rusia thotë se e ardhmja e tij duhet të vendoset vetëm nga populli sirian, pa asnjë ndërhyrje nga jashtë. Në fund, i ashtuquajturi "Grupi i Veprimit", duke përfshirë edhe Kina dhe Rusia, ranë dakord për planin e ri.. Kjo marrëveshje, ashtu siç tha dhe i dërguari i OKB-së, Kofi Anna, mund të përfshijë në qeveri figura politike nga regjimi-mbase një përpjekje për të qetësuar Rusinë dhe Kinën- krijon mundësi për Assad-in që të jetë pjesë e qeverisë unitare. Por, Sekretarja amerikane Klinton theksoi se marrëveshja e thotë qartë se Assad-i duhet të largohet.  Sipas marrëveshjes, fuqia për të qeverisur Sirinë do të transferohet tek një qeveri kalimtare, kështu që i gjithë autoritet do t’i hiqet Asad-it në qoftë se ai refuzon të japë dorëheqjen. Arritja e kësaj marrëveshja ka kaluar një odise të tërë me mosmarrëveshje. Fuqitë perëndimore dëshirojnë që presidenti Bashar al-Asad të largohet nga posti, si pjesë e procesit të tranzicionit, ndërsa mbështetësit opozitarë do të merrnin rol politik. Rusia, aleati kryesor i presidentit Asad, tha se e kundërshton çfarëdo plani të tranzicionit, i cili do t’i imponohej Sirisë nga forcat e jashtme. Analistet e konsideruan deklaratën e tij si një thirrje drejtuar diplomacisë perëndimore, se "përpjekjet e saj nuk janë veçse kohe e humbur".  Para nisjes së takimit, i dërguari ndërkombëtar për Sirinë, Kofi Anan, u tërhoqi vërejtje fuqive botërore duke thënë se do të ishin pjesërisht përgjegjëse për më tepër vrasje në Siri, nëse ato do të dështonin t’i jepnin fund konfliktin 16 mujor në Siri. Duke folur dje në hapje të takimit ndërkombëtar për Sirinë në Gjenevë të Zvicrës, zoti Anan theksoi se historia mund t’i gjykoj fuqitë botërore “ashpër” nëse ato dështojnë të krijojnë një dalje të besueshme nga kriza. Konferenca e djeshme në Gjenevë u kërkua nga i dërguari special i OKB-së dhe Ligës Arabe, Kofi Anan, pas intensifikimit të dhunës në Siri. Sipas observatorit sirian për të drejtat e njeriut me qendër në Londër, vetëm këtë muaj në Siri kanë humbur jetën 3000 persona.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›