Rezolutë sot. Nesër është vonë
Në sytë e të gjithëve, jo vetëm e atyre që jetojnë në Tiranë janë disa banderola me moton e Javës kushtuar Çamërisë, “Ne e duam Çamërinë”. Është një përpjekje dashurie, që jo vetëm çamët, të gjithë shqiptarët, në veçanti të rinjtë, të gjejnë arsye ta duan Çamërinë. Janë disa arsyet pse shqiptaret e Çamërisë e duan Çamërinë. E duan sepse Çamëria është dheu i të parëve ku janë varret e gjyshërve, stërgjyshërve, katragjyshërve, deri në pafundësi. Atje janë gjurmët më të vjetra të ekzistencës njerëzore të komunitetit tonë. Aty janë themelet e autoktonisë sonë, domethënë, pse ne kemi qenë dhe jemi gjithmonë aty, në ato vise të mrekullueshme. Atje janë gjurmët e vijimësisë sonë etnike, kulturore, fetare dhe gjeografike, e pse jo dhe kanunore, dmth të ligjit zakonor shqip. Atje ka lindur dhe është rritur folklori ynë i mrekullueshëm. Në Çamëri kanë lindur mitet më të rëndësishme të Europës. Ne e duam Çamërinë, akoma dhe më shumë, sepse një pjese e mirë e paraardhësve tanë, u vranë, u masakruan, u bënë subjekt të një gjenocidi të pashembullt, vetëm pse ishin shqiptarë. Si sot 67 vjet më parë, në dheun e tyre u vranë rreth 3000 vetë, kryesisht, gra, pleq, e fëmijë, sipas manualeve më të suksesshëm të filmave horrorë, që mendjet e mbrapshta ballkanike gjithmonë i kanë në honet e kujtesës së tyre; rreth 2960 të tjerë vdiqën në kufirin artificial të Çamërisë me Shqipërinë, në Kllogjer. E thënë kështu u shfaros gati 20 % e popullsisë së shpërngulur. Java e organizuar me këtë moto synon të ketë të gjithë karakteristikat e traditës më të mirë të një jave të përkujtesës së këtij ‘SHOAHU’ mbi çamët. Termin ‘SHOAH’ nuk po e marr hua padrejtësisht. Janë disa arsye ku mbështetet paralelja e genocidit mbi hebrenjtë dhe çamët në Greqi: Mbi çamët u ekzekutua një plan i përgatitur për t’i asgjësuar tërësisht si komunitet nga dheu i të parëve të tyre; vetëm e vetëm, sepse ata i përkisnin një komuniteti etnik, fetar, dhe social të ndryshëm nga popullsia shumicë. Kështu ishte dhe ‘Shoha’-u i njohur botërisht mbi hebrenjtë; Njëlloj si mbi hebrenjtë ky gjenocid u ekzekutua nga forca, të cilat më parë kishin bashkëpunuar me nazistët, siç ishin bandat e drejtuara nga Napoleon Zerva; Këto forca bashkëpunuan me nazistët edhe për të spastruar komunitetin hebre të Greqisë me të cilin ne si komunitet kemi patur marrëdhënie të shkëlqyera; Dhe më në fund kombi shqiptar ka rezultuar në fund të Luftës së Dytë Botërore, kombi më mikpritës i hebrenjve. Këto fakte nuk i kam shpikur unë, dhe as ndonjë historian çam. Ne jemi mësuar të jemi autoreferencialë, t’i referohemi vetes kur flasim, kur qajmë, kur qeshim, kur bëjmë politikë, por historia e Çamërisë, është histori jo lokale, por ndërkombëtare. Ndaj në gjetjen e kësaj paraleleje me hebrenjtë, unë u jam referuar historianëve realistë grekë, që sot po e zbulojnë para botës njollën e turpit, që qëndron mbi kombin grek në kohërat moderne. Historiani grek Jorgos Margaritis profesor në Universitetin Aristotel të Athinës në librin e tij “Hebrenjtë dhe çamet bashkëkombësit e padëshiruar”, i quan hebrenjtë dhe grekët, dy komunitetet historike të Greqisë, që u humbën në mënyrën më dramatike, brenda pak muajsh në 1943 dhe 1944. Dhe më tej ai vazhdon: “Homogjenizimi fetar, kulturor, dhe kombëtar i Greqisë bëri një hap përpara drejt plotësimit të tij me spastrimin e hebrenjve dhe çameve. Qëllimet më të gjera të nazizmit përkuan me qëndrime dhe predispozita vendore tonat, plotësuan njëra-tjetrën, dhe u mbështetën tek njëra-tjetra për të çuar në përfundimin kriminal”. Ndaj dua t’i bëj një ftesë opinionit publik shqiptar, jo të besojmë ekskluzivisht të vërtetën e krijuar prej nesh, por të mos jemi të kompleksuar nga “e vërteta e rreme, që krijuan kriminelët genocidistë grekë”, dhe që në Ballkan u shfaq për herë të fundit me Millosheviçin. Nuk ka të vërteta alternative të gjoja fitimtarëve, dhe të mundurve, ka vetëm një të vërtetë. Kjo e vërtetë po fillon e po zë vend, duke nisur nga nderimi për të vdekurit e asaj tragjedie. Për herë të parë në një kuptim në këtë përkujtesë merr pjesë dhe një qeveri shqiptare e kohës së demokracisë, të cilën duhet ta falënderoj. Qeveria shqiptare, së bashku me Komunën e Markatit dhe financimin e Komunitetit Çam, do të bëjnë të mundur ndërtimin e varrezës së Kllogjerit, të varrezës monumentale, që si projekt është nga më të bukurit e Europës Juglindore.
Kurajoja, paradhoma
e lirisë
Ne po festojmë këtë vit 100 vjetorin e shtetit të ri shqiptar, dhe në këtë përvjetor duhet treguar më shumë kurajë politike dhe njerëzore. Kurajoja është cilësi e njerëzve të lirë, e shteteve të lira. Unë s’them të shpallim luftë, e as po proklamoj ndonjë program të ndryshimit të kufijve me dhunë. Si parti kombëtariste, PDIU-ja që unë drejtoj nuk u ngjan partive me sfond racist të vendit fqinj, të cilët jo thjesht imitojnë nazistët si paraardhësit e tyre të Luftës së Dytë, por kanë dhe programe çlirimi të Shqipërisë nga shqiptarët. Unë shoh me shpresë fitoren e forcave europianiste në Greqinë fqinjë, ashtu siç shoh me dëshpërim ekzistencën e forcave antieuropë brenda Parlamentit grek. Ndërkohë nacionalizmi shqiptar është një patriotizëm pro Europës, pro BE-së. Pse? Sepse çdo hap i kombit shqiptar drejt BE-së, është një hap drejt barazisë së kombeve në Ballkan. Çdo hap yni drejt integrimit është shpresë më shumë për zgjidhjen e çështjes çame, në përputhje me dokumentet ndërkombëtare dhe europiane, brenda institucioneve të së drejtës ndërkombëtare.
Çamëria, tokë mitesh
Si i pasionuar pas historisë, unë e di se Çamëria është tokë pjellore mitesh. Mjafton të përmendësh këtu tempullin e Dodonës apo Orakullin e famshëm të Zeusit, Lumin e Akeronit, Nikopolisin etj. Atje në Çamëri, dy kombet më të vjetër të Europës, shqiptarët dhe grekët, pretendojnë pronësinë e këtyre miteve. Nëpërmjet këtyre miteve, nëpërmjet shumë gjurmëve monumentale që gjenden në Çamëri, grekët duan të provojnë se rrjedhin prej helenëve të lashtë. Ndoshta siç thotë Aristidh Kolia, patriarku i madh kombëtar shqiptar, dy kombet s’kanë arsye pse të grinden, por të bashkëjetojnë, duke nderuar rrënjët e tyre të përbashkëta, duke e vënë në vend drejtësinë! Ka ardhur koha që Greqia përfundimisht të kuptojë se asnjë e keqe nuk i vjen sot prej kombit tonë, prej bashkëjetesës me shqiptarët, kudo ku ata kanë jetuar, dhe ku duhet të jetojnë, siç ka ndodhur në histori!
Nuk ka të vërtetë
pa drejtësi
Ne sot nuk kemi pretendimin që përkujtimi i genocidit mbi çamët të marrë karakter të përbotshëm siç është ‘SHOAHU’ për hebrenjtë, por të paktën të marrë karakter mbarëkombëtar. Parlamenti shqiptar në vitet kur pragmatizmi ende s’ishte kaq dominant sa sot e ka shpallur 27 qershorin si ditë e përkujtimit të masakrave mbi çamët. Por thjesht përkujtimi i së vërtetës nuk mjafton. Nuk ka të vërtetë pa drejtësi. Për të vënë në vend drejtësinë për viktimat e genocidit mbi Çamërinë, duhet që zgjidhja e çështjes çame të jetë në axhendën e veprimit të institucioneve tona, diplomatike dhe juridike. Ka ardhur koha që të miratohet përfundimisht një rezolutë mbi çështjen çame, e cila ta sanksionojë përfundimisht futjen e kësaj çështjeje në axhendën tonë kombëtare. Ky parlament nuk është si parlamenti i 2004-ës, ku ndërgjegjja kombëtare mungonte me tepri. Apo kur anëtaret e Shoqatës Çamëria rriheshin e gjakoseshin ne dyert e Parlamentit te shqiptarëve. Pjesëmarrja e të gjithë krahëve të politikës në përkujtimin e javës së Çamërisë, LSI, kryetari i PS-së, PD-ja, nga Kosova, Maqedonia, etj, është garanci se fryma ka ndryshuar thellësisht. Duhen ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm që të shtyhet Parlamenti ta miratojë rezolutën, qoftë dhe duke i bërë thirrje vullnetit të qytetareve shqiptarë anembanë kombit.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)