E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kronikë nga KQZ

FATOS LUBONJA

Gjatë 27 dhe 28 qershorit, si pjesëtar i grupit nismëtar të kërkesës për referendum kundër importimit të plehrave, mora pjesë në seancat e hapura të KQZ-së, që do të vendosnin për pranimin apo mospranimin e kërkesës sonë. Ishte hera e parë që e prekja nga afër këtë ambient. Herë të tjera e kam ndjekur nëpërmjet ekranit dhe ju siguroj se ka mjaft ndryshim.
Mendimi që erdhi duke mu kristalizuar sa më shumë qëndroja në atë sallë, i dashur lexues, ishte se ngjarja që po zhvillohej atje ishte material i mrekullueshëm për ndonjë autor teatri që kërkon të trajtojë dramën e këtij vendi, stadin e demokracisë apo të mosdemokracisë në të cilën ndodhemi, psikologjinë që vepron në raportin tonë me institucionet dhe pushtetin. E them këtë sepse në atë sallë ishin simbolikisht tërë aktorët kryesorë të jetës sonë. Ishte Drejtësia e anëtarëve të famshëm të KQZ me në krye Ristanin, ishin Ekzekutivi e Legjislativi, me në krye përfaqësuesit e partive politike, d.m.th. Kosovrastin e PD dhe Gjonçaj të PS, ishte administrata e KQZ që presupozohet të bëjë punët teknike, ishte media që po e ndiqte dhe regjistronte atë që po ndodhte – ishim edhe ne populli, thoni po të doni shoqëria civile, që kishte çuar atje një kërkesë për referendum të mbështetur me 65 mijë firma qytetarësh. Çfarë më bëri më shumë përshtypje atje? Më falni, harrova të them se aty ishte prezent edhe një personazh hije, që nuk mund assesi të neglizhohet në skenografinë e dramës, edhe pse nuk kishte karrigen e tij.   E kam fjalën për ambasadorin amerikan Arvizu, personazhi, pra, që disa ditë më parë kishte denoncuar në aktivitetin Vepro tani mosdhënien përgjigje nga KQZ të kërkesës për referendum, për të cilin, kur mbërrita aty, më thanë se kishte qenë në KQZ pikërisht atë ditë në mëngjes, përpara fillimit të mbledhjes sonë. Letërsia, siç e dini, është e mbushur me personazhe hije që, edhe pse nuk shfaqen asnjëherë në skenë, janë protagonistë kryesorë.
Fakti që ne populli kishim ndjesinë se po pranoheshim të hynim në atë sallë vetëm se na kishte mbrojtur ambasadori, më krijonte një ndjenjë poshtërimi dhe të them të drejtën, nuk u gëzova, si disa më të rinj se unë, kur më thanë se betejën e kemi të fituar sepse ambasadori ishte këtu. Por tani le tju tregoj shkurt disa nga episodet apo aktet kryesore të dramës.

* * *
Në hyrje administrata lexoi një raport që kishte të bënte me verifikimin e kërkesës sonë, në të cilën, me dy fjalë, thuhej se ishin paraqitur formularë që përmbanin 65 mijë firma, ndër të cilat ata kishin vënë re se kishte edhe të parregullta – firma ku kishin firmosur kryefamiljarët për gjithë familjen por që gjithsesi nuk ndikonin që shifra e firmëtarëve të rregullt të binte nën 50 mijë. Pra, raporti i administratës nënkuptonte se kishin vendosur ti thoshin pro referendumit.
Sipas mendimit të ndonjë naivi nga ne, kaq mjaftonte: ne duhet të iknim në shtëpi dhe shteti, në këtë rast KQZ, duhet të fillonte të merrej me  përgatitjen e referendumit. Sepse, tek e fundit, edhe sipas mendimit tim gjithmonë naiv, çështja e pranimit dhe mospranimit të futjes së plehrave në Shqipëri është një çështje transversale që i përket edhe PD-istëve edhe PS-istëve, pasi unë nuk besoj kurrsesi se si palë e vetme e interesuar pro referendumit, që kërkon abrogimin e ligjit, të jenë vetëm zgjedhësit e opozitës dhe si palë kundër referendumit të jenë zgjedhësit e maxhorancës. Mirëpo ja që shumë shpejt, kur fjalën e mori Kosovrasti i partisë së madhe që është në pushtet, atje u krijua një situatë që më bëri të më duket sikur po shihja luftën në KQZ për zgjedhjet e Tiranës se kush duhet të ishte kryetar Bashkie: Basha apo Rama? Mos harroni asnjëherë se atje kishte me dhjetëra kamera që transmetonin direkt apo regjistronin për tia paraqitur shfaqjen pastaj popullit.
Përpara se të kthehem te Kosovrasti, më duhet të bëj edhe një retrospektivë sqaruese, i kujtoj lexuesit se, pasi personazhi i gjithëpranishëm dhe njëherësh i padukshëm dhe i papërmendur e quajti të papranueshme që KQZ nuk i jep përgjigje kërkesës së shoqërisë civile për referendum, KQZ reagoi duke thënë se ajo kishte çuar për ekspertizë një kampion formularësh me firma dhe, nga ky kampion, kishin dalë shumë firma të falsifikuara.

* * *
E pra, i dashur lexues, Kosovrasti i PD-së, me tonin e tij tejet serioz dhe imponues, që donte të tregonte se pushteti i vetëm dhe i vërtetë atje ishte ai, filloi një diskurs mbi këtë kampion që mua po më tingëllonte si inkuizicion i vërtetë. Në 140 firma ju keni thënë se kanë dalë 70% të falsifikuara, – iu drejtuar KQZ-së. Ne mendojmë se këta meritojnë të hetohen për falsifikim, kurse, sa për kërkesën për referendum, kjo duhet hedhur poshtë. Kjo ishte, me dy fjalë, pretenca që dha Kosovrasti për KQZ-në dhe për popullin nëpërmjet një tirade shumë të gjatë që tingëllonte edhe komike, edhe tragjike. Pse them komikotragjike? Sepse komikja qëndron në atë se shumica e kishin të qartë se kjo ishte loja për ti treguar personazhit se KQZ-ja është e paanshme, se ajo, me gjithë kërcënimet e partisë në pushtet, nuk pyeti dhe vendosi për referendumin. Kurse tragjikja qëndronte në atë se popullit, d.m.th. atyre që guxojnë të kërkojnë referendume si ky, iu dha mesazhi se është mirë ta kenë vath në vesh se edhe ekspertët tanët i kemi dhe prisni sa të marrim edhe Prokurorinë plotësisht në dorë dhe jua tregojmë ne, mjaft tju gjejmë ndonjë firmë të dyshimtë diku.
Pastaj e mori fjalën përfaqësuesi i përhershëm i PS pranë KQZ-së, Gjonçaj, i cili filloi të mbrojë kërkesën tonë për referendum. Unë përsëri u ndjeva keq sepse nuk arrija të kuptoja se çpunë kishin përfaqësuesit e dy partive atje. Ata mund të jenë atje fare mirë kur bëhet fjalë për zgjedhjet ku janë protagonistë, por në këtë rast pala e interesuar ishim ne të shoqërisë civile. Pse duhej të dilte Kosovrasti të fliste me kaq egërsi kundër tërë atyre qytetarëve që kanë firmosur për referendum kur në mes tyre ka edhe njerëz që votojnë për partinë e tij? Madje jam i bindur se shumica e votuesve demokratë, po të bëhet ky referendum, do të votonin kundër sjelljes së plehrave. Pse duhej të krijohej perceptimi se kush është për referendumin është votues i PS? Pse këto dy parti duan të na imponojnë mendimin se asgjë nuk ekziston jashtë ombrellës së tyre? Sepse, ndërkaq, unë nuk mund të mos kujtoja se disa vjet më parë, kur Aleanca për Mbrojtjen e Gjirit të Vlorës ngriti një kërkesë për referendum lokal për të ndaluar shkatërrimin e Gjirit nga TEC-i,  petrolifera etj., ishte shumica e PS, në Komisionin asokohe Celibashi, që e mohoi mbajtjen e referendumit me një truk.

* * *
I njëjti teatër interesash dypartiake, si ai midis Kosovrastit dhe Gjonçajt, u zhvillua edhe midis anëtarëve të KQZ-së, ku, në katërshen e maxhorancës u vu re një krah radikal që po të kishte mundësi, do të na çonte në gjyq për falsifikim, dhe një krah më i moderuar me në krye kryetarin. Nga debati i përfaqësuesve të opozitës, ne, populli, mësuam megjithatë disa gjëra mjaft interesantë si për shembull se vendimi për dërgimin e atij kampionit të famshëm tek ekspertët e policisë nuk ishte marrë në mënyrë kolegjiale, por vetëm nga kryetari dhe se, po të ishte Komisioni i ndershëm, ky kampion do të duhej të ishte marrë edhe në prezencë të palës së interesuar, që ishim ne. Po ashtu u shtrua me të drejtë pyetja se, nëse administratës i kishin dalë mbi 50 mijë firma të rregullta, siç e tha edhe vetë, pse kishte pasur nevojë të dërgohej një kampion për verifikimin e firmave? Nuk mund të mos nxirrje konkluzionin se përpara se të vihej në lëvizje kjo ngjarje nga personazhi, ata kishin vendosur të mos e përfillnin fare kërkesën e popullit për referendum, dhe, për këtë, të shfrytëzonin kampionin e dërguar ekspertëve të policisë. Mirëpo ja q

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›