Kriza ne eurozone Kamerun Duam avantazhet qe kishim

Kriza e borxheve kërkon reagim të menjëhershëm. Kryeministri britanik, Dejvid Kamerun deklaroi se kriza e eurozonës nuk është një kërcënim vetëm për Europën, apo Britaninë, ajo kërcënon gjithë botën. Duke folur për BBC-në, në ditën e hapjes së konferencës së përvitshme të partisë Konservatore në Mancester, Kamerun preku sidomos problematikën ekonomike. E nëse eurozona shpërbëhet, apo bie nën barrën e borxheve kombëtare?
“Do të jetë vërtet keq. Një nga arsyet përse ne kërkojmë që eurozona të përballet me problemet e veta është edhe fakti që shanset për Britaninë janë shumë të qarta: 50 për qind e eksporteve tona shkojnë në vende europiane, 40 për qind shkojnë në eurozonë. Nëse dicka ndodh në eurozonë, edhe ne prekemi në Britani. Nuk mund ta fshehim këtë, sic nuk mund të fshihet se tashmë ekonomitë gjermane dhe franceze, dy më të mëdhatë në europë, janë ndalur. Keto janë probleme të vërteta për ne", tha Kamerun.
E ndërsa shprehet jo në favor të një referendum për të ardhmen e Britanisë së Madhe në Bashkimin Europian, Kamerun shprehet se do të dëshironte që Brenda unionit, Britanisë ti ktheheshin disa pushtete.
“Unë mendoj se interesi ynë është të jemi në Bashkimin Europian, pasi ne kemi nevojë për atë treg të unifikuar. Ne jemi një komb tregtar dhe është vitale për të ardhmen tonë ekonomike. Por, e kam thënë edhe më parë, kemi hequr dorë nga disa pushtete për hir të Europës, dhe do të doja që disa prej tyre të na ktheheshin. Ndoshta do të ketë mundësi për ta hapur këtë debat në të ardhmen”, vijoi ai.
Edhe Britania e madhe ndodhet në mes të planeve të kursimit, cka ka ndezur zemëratë në opionionin public. Si në cdo vend të eurozonës, edhe kamerun ndeshet me dilemën e emergjencave ekonomike dhe karrierës personale dhe partiake.
Juli Prifti