E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Jam i gatshëm të bisedoj me serbët e veriut

Kryeministri Hashim Thaçi është shprehur i gatshëm që të takohet me serbët e veriut, për të biseduar me ta dhe për t`i zgjedhur problemet së bashku.

“Unë do të jem pranë qytetarëve të mi në veri. Qeveria e Republikës së Kosovës është e gatshme që ti ndihmojë ata dhe për të zgjidh problemet e tyre. Dua që të takohem me ta dhe të bisedojmë, të merremi vesh dhe të fillojmë zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”, ka thënë kryeministri Thaçi në një intervistë për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›