Kriza, nga Samiti në Samit
Nga Samiti i 28-29 qershorit të këtij viti (i cili mori vendime të rëndësishme për Unionin Fiskal dhe atë Bankar të Eurozonës) dhe deri në Samitin e djeshëm të BE-së, për liderët e vendeve të Eurozonës, drejtuesit e institucioneve më të rëndësishme të tyre dhe të BE-së, institucioneve ekonomike e financiare ndërkombëtare, ekspertëve dhe analistëve më në zë, ishte një maratonë e pafund ngjarjesh, diskutimesh, debatesh, reagimesh, kundërshtish, propozimesh dhe vendimesh të rëndësishme. Edhe këtë radhë në qendër të vëmendjes ka qenë Greqia, por jo larg saj edhe Spanja e Portugalia, Italia etj. Por jo vetëm kaq. Spektri i debatit tashmë është jo vetëm me përmbajtje ekonomike, por edhe politike. Tema që lidhen direkt me të ardhmen e Bashkimit Evropian. Të gjitha këto të para nga një këndvështrim europianist. Protagonistëve Merkel dhe Hollande nuk u ka munguar dhe kundërshtia e Kryeministrit të Britanisë së Madhe apo “folantropit” të njohur Soros. Hollande, në intervistën dhënë të përditshmes “Le Monde”, vetëm dy ditë para Samitit nuk ka ngurruar të shprehë optimizmin për kapërcimin e krizës, duke thënë “...Më e keqja, pra rreziku i një kolapsi të Eurozonës, tashmë ka kaluar. Por më e mira nuk ka ardhur akoma. Na takon neve ta ndërtojmë atë.”......... Kryeministri i Britanisë së Madhe, Kameron, me skepticizmin dhe konservatorizmin e njohur vazhdon t’i qëndrojë idesë se Britania nuk do t’i bashkohet një unioni financiar dhe bankar europian, ndërsa George Soros nuk ka munguar në këtë prag Samiti të shprehet se: Bashkimi Europian mund të shkatërrohet për shkak të “tmerrit” të krizës në Eurozonë dhe... se Gjermania duhet të marrë përsipër përgjegjësinë e shpëtimit të bllokut të monedhës së përbashkët. “Kriza po shtyn Bashkimin Europian drejt një depresioni të zgjatur dhe është totalisht i krijuar nga brenda”; “Ka një rrezik real që euroja të shkatërrojë Bashkimin Europian. Mënyra e vetme për ta shmangur është që Gjermania të pranojë një rol më të madh, jo vetëm për të mbrojtur interesat e saj, por edhe interesat e vendeve me borxhe dhe të luajë rolin e hegjemonistit bamirës”, - tha ai.
Trinomi i çështjeve që duhet të zgjidhen
Megjithëse Samiti e kishte mjaft qartë të përcaktuar axhendën e vet dhe synonte zvogëlimin e divergjencave brenda Eurozonës në lidhje me planet për krijimin e unionit bankar, nga njëra anë dhe nga ana tjetër, kalimthi të diskutonte edhe çështjen e Greqisë, (megjithëse ende nuk ka dalë raporti i Trojkës për të), për të gjithë është e qartë se Suksesi i Unionit Bankar në veçanti dhe i kapërcimit të krizës në përgjithësi, janë të lidhura me zgjidhjen e tri çështjeve.
Vendet në krizë dhe Unioni Bankar
Së pari, çështja e zgjidhjes së problemit të Greqisë. Duket se të gjithë po bashkohen me mendimin se Greqia duhet të ngelet në Eurozonë, se asaj i duhet dhënë koha e mjaftueshme për realizimin e masave shtrënguese dhe reformave të nevojshme (dy ditë më parë Greqia u përfshi në demonstratat kundër masave të Trojkës). Kështu, ndërsa Presidenti francez Hollande ka theksuar se “…Greqia ka bërë shumë përpjekje dhe duhet siguruar se do të qëndrojë në Eurozonë” dhe se “…sa më shpejt që të zgjidhet problemi grek, aq më shpejt do të rikthehet besimi në tregje, vendet që kanë nevojë mund të kreditohen me interesa të arsyeshme dhe investitorët do të mund të rikthehen në vendet e Eurozonës”, kancelarja gjermane Merkel ripërsëriti edhe ajo, vullnetin se Greqia duhet të mbetet në Eurozonë.
Çështja e dytë, ka të bëjë me vendet që kanë “bërë reformat e pritshme” dhe që “duhet të mund të financohen me interesa të arsyeshme”. Këtu përgjithësisht, fjala është për Spanjën, Portugalinë dhe Italinë.
Çështja e tretë, është dhe mbetet (edhe pas Samitit) “Vënia në zbatim e Unionit Bankar”, e cila ishte edhe objekti kryesor i diskutimit të këtij Samiti. Sipas Presidentit francez Hollande, zgjidhja e këtyre tri çështjeve deri në fund të vitit do t’i hapte rrugën në vitin 2013, projektit të madh të thellimit të Unionit Europian”. Natyrisht, siç ka dëshmuar kjo krizë, çështjet janë komplekse, problemet janë të shumta dhe ndërthurja mes masave dhe reformave ekonomike në vendet e BE-së me vazhdimin e reformave për dimensionin politik të tyre, përbëjnë themelin e kthesës së madhe për BE-në.
Dilema e madhe: Masa shtrënguese (shkurtim shpenzimesh) apo zhvillim? Kursim i tejskajshëm apo stimul për zhvillim të qëndrueshëm e solidar?
Lidhur me këtë çështje të rëndësishme po fiton terren mendimi se duhet një “kompromis ndërmjet” mbështetësve të masave shtrënguese dhe kursimit dhe masave për zhvillim, në mënyrë “që të ndryshohet këndvështrimi” për këtë çështje. Vetëm kështu do të arrihet ulja e “histerisë së kursimeve të tepruara” dhe do të mundësohet dhënia e stimujve për zhvillim të qëndrueshëm. Kjo sepse sot, vendet e goditura nga kriza nuk kërcënohen vetëm nga deficiti dhe borxhet, por njëkohësisht edhe nga recensioni. Kësisoj, ”vendosja e këtij këndvështrimi të ri për masat ndaj krizës” do të ishte një sinjal pozitiv për vendet që po përjetojnë krizë të tejzgjatur si Greqia, Portugalia, Irlanda dhe Spanja. Natyrisht, për të rimarrë politikat e zhvillimit dhe të rritjes ekonomike duhet në radhë të parë, të rikthehet besimi tek tregjet dhe investitorët dhe koherenca e politikave europiane të ndërmarra, si përdorimi me eficencë i fondeve financiare nga “fondi i shpëtimit”, zbatimi i Traktatin për Stabilitet Fiskal, rruga drejt Unionit Bankar, gjetja e resurseve suplementare siç është “taksa mbi transaksionet” (11 shtete kanë rënë tashmë dakord për të.”), etj. Përndryshe, rreziku mbetet ende… Dhe?!
Një çështje tjetër me interes të madh politik mbetet edhe dimensioni politik që duhet të marrë eurozona. Është e qartë se tashmë kemi një Evropë që po avancon me shpejtësi të ndryshme (me dy shpejtësi) ose në rrathë të ndryshëm. Mund t’i quajmë “vende avangardë” apo “bërthamë e fortë”. Pra nga njëra anë është eurozona dhe nga ana tjetër janë vendet e tjera. Eurozona ka një trashëgimi të madhe, monedhën e përbashkët. Prandaj tashmë po debatohet ideja se “Eurozona duhet të marrë një dimension politik”. Sipas Hollande, Eurogrupi duhet forcuar dhe presidentit të saj i duhet dhënë një mandat i qartë dhe i gjatë, dhe të mundësohet një takimi i përmuajshëm i kryetarëve të shteteve dhe qeverive të vendeve të Eurozonës (Këshill i Eurozonës), i cili do të mundësojë koordinimin më të mirë të politikave ekonomike dhe do të mund të marrë vendimet më të duhura për çdo shtet.
Çfarë diskutoi dhe vendosi Samiti Unioni Bankar?
(Eurozona: Pakt për kontrollin bankar - deklaratë pozitive për Greqinë)
Samiti i Brukselit arriti marrëveshjen mbi krijimin e Unionit Bankar. Kjo, falë mirëkuptimit dhe gjetjes së gjuhës së përbashkët mes Francës dhe Gjermanisë, që fillimisht patën disa mospërputhje në lidhje me kompetencat e organizimit që do të supervizojë financat e gjithë monedhës së përbashkët. Marrëveshja u arrit gjatë një takimi në Bruksel, ku merrnin pjesë kancelarja gjermane, Angela Merkel; presidenti francez, Francois Hollande dhe kryeministri italian, Maroi Monti. Propozimi fillestar gjerman u ndryshua dhe në të u përshtatën disa kërkesa të propozimit francez. Berlini kërkoi kufizimin e supervizimit tek bankat më të mëdha të zonës së monedhës së përbashkët, ndërsa Franca këmbënguli që të përfshihen të gjitha bankat. Në fund u vendos për këtë të dytën, ndërsa të dyja palët e cilësuan një arritje paktin. Dakordësia është shprehur parimisht, ndërsa në 1 janar të vitit të ardhshëm, pritet që vendet anëtare të nisin nënshkrimin dhe ratifikimin e saj.
Sipas kësaj marrëveshje, Bankës Qendrore Europiane do t’i jepet roli i supervizorit me pushtetin për të ndërhyrë në cilëndo bankë të Eurozonës kur ky organizëm do të shohë të arsyeshme.
Plani i Unionit Bankar, do të kalojë në tri faza:
1- Mekanizëm i vetëm monitorues
2- Skema e zgjidhjes së përbashkët për të ulur falimentimin e bankave
3- Skema e përbashkët e garantimit të depozitave
Samiti, gjithashtu doli me qëndrim pozitiv për Greqinë, duke shprehur kënaqësinë për progresin e reformave në këtë vend.
Në një deklaratë të përbashkët, kryetarët e shteteve dhe qeverive të Eurozonës, njohin përpjekjet e Greqisë dhe progresin e bërë në bisedimet me Trojkën, duke i ngarkuar Eurogrupit të marrë vendimet e nevojshme. ”Mirëpresim vendosmërinë e qeverisë greke për të respektuar angazhimet e veta dhe përshëndesim përpjekjet e konsiderueshme të popullit grek. Është shënuar progres i kënaqshëm, por presim nga Greqia të vazhdojë reformat fiskale dhe strukturore dhe inkurajojmë përpjekjet për të garantuar zbatimin e shpejtë të programit. Kjo është e nevojshme, që të krijohet një sektor privat më kompetitiv, të realizohen investime private dhe një sektor publik eficent. Këto përpjekje do t’i mundësojnë Greqisë të arrijë zhvillimin dhe të garantojë të ardhmen e vet në Eurozonë”, - thuhet në deklaratën e udhëheqësve të BE.
* * *
Marrëveshja për Unionin Bankar konsiderohet një hap i suksesshëm i Samitit në zhvillimet e Eurozonës, sidomos në përballjen me krizën e saj. Unioni Bankar e ka fillesën në marrëveshjen e Samitit të muajit qershor dhe është në fazën e parë të strategjisë së madhe me 4 hapa, që synon të reformojë krejtësisht sistemin bankar në Europë dhe të parandalojë ripërsëritjen e këtyre krizave në të ardhmen. Tri hapat e tjerë të marrëveshjes së muajit qershor që nuk janë ende në fazën e zbatimit, janë krijimi i Unionit Fiskal për buxhetet, krijimi i Unionit Ekonomik dhe krijimi i Unionit Politik.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)