Votimi në Asamblenë e KiE, draft-raporti për Shqipërinë në Strasburg

Po zhvillohet në Strasburg seanca e Asamblesë së Këshillit të Evropës ku pritet të diskutohet dhe votohet më pas për draft raportin për Shqipërinë.
Draft/raporti i bën apel politikës shqiptare të zhbllokojë krizën politike që të funksionojnë normalalisht të gjitha institucionet në vend.
Këshilli i Evropës i kërkon qeverisë shqiptare dhe opozitës t'i japin fund krizës politike dhe të ushtrojnë përgjegjësitë e tyre për të thelluar reformat e mëdha në vend.
Gjithashtu i bëhet apel edhe opozitës që të kthehet në Parlament dhe të kontribuojë në ecurinë e reformave të mëtejshme që janë të domosdoshme për vendin.