E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza, një tjetër ditë e vështirë për financat

Qeveria britanike zbulon sot një paketë shpëtimi për bankat vendase në vështirësi. Ministri përgjegjës për Financat, Alistair Darling, tha se do të japë një deklaratë përpara hapjes së bursave. Njoftimi i tij vjen pas një tjetër dite të vështirë përsa i takon askioneve të bankave britanike.

Plani i shpëtimit besohet se ka të bëjë me injektimin e miliarda dollarëve në banka në mënyrë që ato të kenë fonde të mjaftueshme për operacionet e përditshme.

"Banka e Anglisë do të hedhë mjaft para në tregjet financiare dhe është gati të bëjë më shumë kur të ketë nevojë për këtë."

"Në parlament ne kemi punuar nga afër me guvernatorin e Bankës së Anglisë, me Autoritetin e Shërbimeve Financiare dhe me Institucionet Financiare për t'i bërë bankat që të jenë më këmbë për një kohë të gjatë, " tha zoti Darling.

Masat në Evropë

Ministrat evropianë të Financave ranë dakord për një garanci minimale për depozitat bankare me vlerë 50 mijë euro. Megjithatë disa vende kanë thënë se do ta dyfishojnë këtë shumë. Ditët e fundit Irlanda, Gjermania, Austria, dhe Danimarka ka ofruar mbrojtje të pakufizuar.

Tregjet e mëdha financiare në Azi kanë rregjistruar rënie të ndjeshme për të dytën ditën rradhazi. Në Tokjo indeksi Nikei ra 4.5 për qind, kurse indeksi Hang Seng në Hong Kong ra 5 për qind në orët e para të bursës. Vlerat e aksioneve ranë ndjeshëm në Australi dhe humbje, por më të pakta u rregjistruan edhe në Korenë e Jugut.

Bush kërkon samit

Presidenti Bush ka bërë thirrje për një veprim të përbashkët për të përballuar krizën financiare globale. Ai u ka telefonuar udhëheqësve të Francës, Britanisë dhe Italisë për të diskutuar rrugët se si të dalin nga kriza. Ai thotë se dëshiron të marrë pjesë në një samit të vendeve më të industrializuara.

Indeksi kryesor i Bursës së Nju Jorkut, Dow Jones, pati lëkundje gjatë ditës së djeshme dhe u mbyll me ulje 5 për qind. Vlerat e aksioneve patën lëkundje, megjithë njoftimin e Rezervës Federale, se është duke përfshirë fuqitë emergjente për të blerë borxhet afatshkurtra të kompanisë. Kreu i Rezervës, Ben Bernanke dha sinjale se institucioni i tij do të rishikonte interesat.

Duke folur para një takimi të ekonomistëve zoti Bernanke e pranoi se perspektiva ekonomike ishte përkeqësuar. "Në vija të përgjithshme një kombimin i informacioneve dhe zhvillimeve të fundit financiare sugjerojnë se perspektiva për zhvillim ekonomik është përkeqësuar dhe rreziqet që kanë efektet e kësaj uljeje janë rritur."

"Nën dritën e këtyre zhvillimeve Rezervës Federale i duhet të marrë në konsideratë nëse qëndrimi aktual është ai i duhur," tha zoti Bernake.

Më herët Fondi Monetar Ndërkombëtar tha se humbjet për shkak të huave në SHBA dhe asetet financiare të mbështetura në këto kredi, kanë gjasa të kalojë dy herë shumën e siguruar nga Kongresi si paketë shpëtimi për institucionet financiare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›