Kriza politike, Presidenti turk shtyn vizitën në Bullgari

Presidenti turk, Abdullah Gyl shtyu me një javë vizitën e tij zyrtare në Bullgari. Sipas mediave turke Gyl do të qëndroj në Ankara për hapjen e Asamblesë së Madhe Kombëtare më 28 qershor, si dhe për veprimet vijuese të shpalljes së qeverisë së re.
Ndërkohë në Turqi vijojnë tensionet për shkak të vendimit të Komisionit të Lartë Zgjedhor, i cili anulloi mandatet e disa deputetëve kurd, por gjithshtu dhe mandatet e disa deputetëve të partisë Popullore republikane dhe partisë për Veprim Kombëtar.
Më herët deputetët kurd kërcënuan se do të braktisin ceremoninë hapëse të parlamentit, ndërsa Lideri i partisë Popullore Republikane gjithashtu doli kundër vendimit të komisionit të lartë zgjedhor, duke paralajmëruar bojkot.
Ndër të tjera sipas mediave vendase situata mund të shkaktojë krizë politike në vend, sepse sipas kushtetutës, nëse 28 deputet dorëhiqen duhet të mbahen zgjedhje të pjesshme.