E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistani dëbon këshilltarët ushtarakë britanikë

Ambasada britanike në Islamabad ka deklaruar se Pakistani i ka kërkuar Londrës që të tërheqë “përkohësisht” disa nga këshilltarët ushtarakë nga shteti.

Armata pakistaneze ka qenë nën presion serioz për të riafirmuar sovranitetin e shtetit pas vrasjes së Osama bin Ladenit në Pakistan.

Pas vdekjes së shefit të Al Kaedës, Pakistani raportohet se ka kthyer në shtëpi, të paktën 120 trajnerë ushtarakë amerikanë.

“The Guardian” ka raportuar se Pakistani ka dëbuar të paktën 18 këshilltarë ushtarakë britanikë, që gjendeshin në bazën Quetta.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›