E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata vendos, burgim të përjetshëm për Gaxhain

TIRANE- Tjetër burgim përjetë për Gazmend Brakën i njohur ndryshe si ‘Gaxhai’. Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë sot vendimin për kreun e një prej bandave kriminale më të rrezikshme në vend, që njihet si rivali kryesor i Zani Caushit. Vendimi i sotëm u dha pasi gjykata e shpalli fajtor për krijim të organizatës kriminale, për vrasjen e dy shtetasve, për vjedhje me dhunë me pasojë vdekjen.

Ndërkaq Gjykata e Krimeve të Rënda dha vendimin edhe për 4 anëtarë të tjerë të bandës së kryesuar nga Gaxhai. Kështu Armando Sulejmani, Sokol Sinemati, Edmond Leskaj dhe Gazmend Nebiu janë dënuar secili me nga 25 vjet burg.

Ndërkaq gjykata e shpalli të pafajshëm për 3 vrasje, mes tyre dhe të policit Viron Rrapaj, pasi nuk u provua ti ketë kryer Gaxhai dhe antarët e bandës së tij.
Gazmend Braka aktualisht vuan një tjetër dënim me burgim të përjetshëm për disa vrasje, ndërkohë që ka tentuar dy herë të arratisej nga burgu.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›