“Kriza politike e ka lënë pezull reformën në drejtësi”
27/06/2010 Nënkryetari i KLD-së Spahiu dhe ministri i Drejtësisë Nishani flasin për “ngërçin” në drejtësi
TIRANË- Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë ngre zërin për të sqaruar pozicionin e politikës përballë drejtësisë dhe për ti dhënë zgjidhje ngërçit të krijuar. Reforma në drejtësi po has vështirësi për shkak të mosmiratimit të ligjeve kryesore. Ky fakt u pohua nga nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, gjatë një konference që u organizua dje nga USAID është shprehur i shqetësuar në lidhje me ecurinë e reformës në drejtësi. Sipas Spahiut, reforma po pengohet për shkak të mungesës së vullnetit politik të partive parlamentare, të cilave u ka bërë apel të japin konsensus. “Për momentin jemi të ndërgjegjshëm për të pranuar vështirësitë që po kalon vetë Këshilli i Lartë i Drejtësisë, por edhe reforma në gjyqësor. Për më se 2 vjet KLD-ja e ka të pamundur ngritjen e Gjykatave Administrative për shkak të pamundësisë së miratimit të projektligjit në Kuvendin e Shqipërisë. Shfrytëzoj nga rasti për të përmendur jo vetëm projektligjin për Gjykatën Administrative, por një sërë ligjesh të tjera organike të rëndësishme po pengojnë thellësisht reformën në drejtësi. Shfrytëzoj nga rasti për të apeluar në çdo parti mundësinë e dhënies së konsensusit për të miratuar në Kuvend në mënyrë që të mund të realizohet reforma gjyqësore”, theksoi Spahiu. Ndërkaq ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani, tha se reforma në sistemin e drejtësisë është prioritet i ministrisë që ai drejton dhe i qeverisë shqiptare. “Reforma në drejtësi dhe forcimi i pushtetit gjyqësor është prioritet i veprimtarisë së Ministrisë së Drejtësisë, në materializimin e politikës së qeverisë shqiptare për mbrojtjen e vendosur të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, rikthimin e besimit të qytetarëve tek drejtësia, rritjen e transparencës dhe luftën pa kompromis kundër shfaqjeve korruptive”, theksoi Nishani.
Ndërkohë në këtë takim përfaqësuesi i USAID-it tha se perceptimi i qytetarëve shqiptarë për sistemin e drejtësisë është në rënie. Ai tha se duhet të ecet përpara me reformat dhe nëse nuk ndiqet kjo rrugë, Shqipëria do të jetë larg Bashkimit Evropian.
KLD: Ndarja e gjykatave e domosdoshme
Prej disa muajsh Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka hedhur në diskutim ndarjen e gjykatave. Gjykata Administrative, sipas KLD-së, do të lehtësojë shumë punën në sistemin e drejtësisë, madje do të zgjidhë problemet që prej vitesh kanë mbetur pezull. Por ashtu si shumë qytetar që nuk mund të zgjidhin hallet dhe problemet e tyre, edhe drejtësia ka mbetur në vend numëro duke kërkuar herë pas here ndihmën nga politika dhe gjetjen e një kompromisi mes palëve. Aktualisht gjyqësori punon me ngarkesë të plotë.
Transparenca në fokusin e drejtësisë
Pothuaj në të gjitha daljet e tyre publike, si përfaqësuesit e KLD-së, ashtu dhe të Ministrisë së drejtësisë flasin për transparencë. Por ndërsa thonë këtë fjalë harrojnë se gjyqësori sa po vjen dhe po bëhet edhe më jo transparent, madje edhe KLD-ja i zhvillon mbledhjet e saj në mënyrë jo transparente. Fenomeni i dytë është ai që ka të bëjë me luftën pa kompromis ndaj korrupsionit. Për vite me radhë këto dy fjalë janë bërë refreni i drejtësisë, por me sa duket do të vazhdojnë të qëndrojnë në krye të saj.
Letërporosia në Amerikë
Gërdeci, kërkohet dëshmia
e amerikanit Patrik Henri
TIRANË- Trupi gjykues që drejton procesin kundër të pandehurve që akuzohen për tragjedinë e Gërdecit, kërkon marrjen e provave jashtë territorit të vendit, nëpërmjet letërporosisë. Këtë radhë në qendër të kërkesës së gjykatës ishte marrja e dëshmisë së shtetasit amerikan Patrik Henri. Fakti u bë i ditur në seancën e radhës zhvilluar dje në gjykatën e Tiranës për tragjedinë e 15 marsit 2008, në Gërdec, e cila i mori jetën e 26 personave dhe la të plagosur mbi 300 të tjerë. Gjatë seancës, trupi gjykues kërkoi dëshminë e shtetasit amerikan Patrick C.Henry. dhe u shpreh se i ka kërkuar Ministrisë së Drejtësisë, që me anë të një letërporosie, të njoftojë autoritetet amerikane se shtetasi Patrick C.Henry, pronar i vetëm i kompanisë “Southern Ammounition Company”, duhet të paraqitet në gjykatën e Tiranës më 13 shtator 2010, për të dhënë deklarime në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 15 mars 2008 në Gërdec. Shtetasi amerikan Henry ishte personi i parë që u interesua pranë kompanisë shtetërore të armëve “MEICO”, për të lidhur kontratë me qëllim demontimin e municioneve, ndaj dhe konsiderohet dëshmitar dhe personazh kyç në historinë e tragjedisë së Gërdecit. Biznesmeni amerikan, Patrick C.Henry, pritet të dëshmojë për mënyrën se si, pas kërkesës së tij për të lidhur kontratë me Ministrinë e Mbrojtjes, arriti të hynte shtetasi Mihal Delijorgji, i cili me anë të kompanisë “Alba Demil”, që nga dhjetori 2007, mori de fakto gjithçka në kontroll në Gërdec, me anë të nënshkrimit të një kontrate me amerikanët, të cilët ia deleguan të gjitha të drejtat dhe përgjegjësitë Mihal Delijorgjit, edhe pse kontrata me Ministrinë e Mbrojtjes, ishte nënshkruar për demontimin e predhave me kompaninë SAC, në pronësi të amerikanit Patrick C.Henry. Dhënia e dëshmisë së tij do të hedh dritë mbi të gjitha enigmat e kontratave të nënshkruara. Megjithëse pritet që procedurat të zgjasin për disa muaj.
A. Çuka
Gjyqi për Virgjil Jotin
Korrupsioni me karburantet,rikthehet në qeli kryeinspektori
TIRANË- Gjykata e Apelit la dje në burg kryeinspektorin, Virgjil Joti, i akuzuar për shpërdorim detyre. Akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv, ndërsa kërkoi të lihej i lirë duke përdorur edhe “gurin” e fundit atë ta garancisë pasurore në gjykatë. Por kërkesa e avokatit mbrojtës nuk u mor parasysh nga gjykata, e cila e konsideroi të padrejtë dhe vendosi të lërë në fuqi vendimin e dhënë nga shkalla e parë atë të burgut pa afat. Kreu i Inspektoratit Qendror Teknik apeloi vendimin e dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë, e cila caktoi ndaj tij masën e sigurisë arrest me burg. Kryeinspektori Virgjil Joti së bashku me inspektorët Luan Qato dhe Kastriot Llakaj u vunë në pranga më 1 qershor falë një operacioni të policisë të koduar me emrin "Bojaxhiu". Ata janë arrestuar në flagrancë, pasi i kanë marrë një grosisti karburantesh shumën prej 20.000 dollarë, në këmbim të dhënies së lejes së kryerjes së kontrollit teknik e zhdoganimit të një anije me karburant. Nga hetimet e kryera nga Departamenti i Hetimit të Krimit në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me Njësinë e Përbashkët Hetimore të Prokurorisë së rrethit gjyqësor Tiranë, ka rezultuar se shtetasit e sipërpërmendur për një periudhë prej 8 muajsh në vazhdimësi i kanë kërkuar këtij biznesmeni shumën 10.000 dollarë për çdo anije të zhdoganuar, duke përfituar në mënyrë të paligjshme në total shumën prej 100.000 dollarësh. Para gjykatës i pandehuri e ka mohuar akuzën duke pretenduar se gjithçka është e sajuar për ta dëmtuar imazhin e tij, megjithatë provat sipas akuzës flasin ndryshe.