E Diel, 1 Nëntor 2026

"Qytetërohen" serbët, i nënshtrohen kontrollit në Kosovë

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka deklaruar për mediat e Kosovës se kontrolli i motoristëve serbë është bërë nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe asaj të EULEX-it dhe se nuk ka pasur asnjë problem deri më tani.

Mësohet gjithashtu se një grup prej 100 motoristësh serbë do të kalojnë në pjesën jugore, për të arritur në manifestimin në Gazimestan, ku serbët të hënën do të festojnë betejë e humbur të Kosovës. Motoçiklistët kanë arritur në Mitrovicë dje rreth orës 19.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›