Viktor Zhusti, duke shëtitur mes legjendave të Gjirokastrës
27/06/2010 Portret /Aktori gjirokastrit rrëfen fëmijërinë dhe jetën e tij artistike
TELNIS SKUQI
GJIROKASTËR - Ende pa mbushur 26 vjeç, i sapo diplomuar në Liceun Artistik në Tiranë, djaloshi sy kaltër, ngjitej në skenën gjymërrethore për pesë ditë ku prezantoi të parin Festival Folklorik Kombëtar që organizohej në Gjirokastër, në qytetin e tij të fëmijërisë. Pas 42 vjetësh, aktori i njohur shqiptar, Viktor Zhusti, u rikthye në skenën e ngritur nën harqet e gurtë të kalasë së Gjirokastrës së bashku me partneren nga Kosova, Blerta Syla, për të prezantuar edicionin e katërt të festivalit ndërkombëtar "Takime muzikore të dy botëve".
Nostalgji
"Zakonisht ofertat për punë mendohen gjatë, por kur kryetarja e shoqatës "Argjiro", Ilda Mara, më kërkoi të prezantoja këtë festival ndërkombëtar vendosa në çast", tregon Zhusti, 68 vjeç.
Zhusti thotë me sinqeritet se në fëmijëri nuk ka lënë gurë dhe sokake pa shkelur.
"Regjisori i ndjerë Prokom Mima, kërkonte një djalë të prapë, për të interpretuar një rol në teatër dhe këtë e bëra unë", pohon Zhusti. Në moshën 14 vjeç, thotë Zhusti, u largova nga Gjirokastra për t’u kthyer pas 8 vjetësh, i diplomuar si artist. "Atëherë u emërova drejtor i qendrës kulturore të Gjirokastrës ku qëndrova deri në vitin 1971, kur më emëruan pedagog në Akademinë e Artëve në Tiranë", shpjegon Zhusti. Ai nënvizon se gjatë periudhës së formimit si artist, qyteti i gurtë ka qenë pikë frymëzimi, por edhe reflektimi. "Gjirokastra më krijoi si artist dhe i jam mirënjohës", shprehet Zhusti, duke shtuar se ky qytet shëtit mes legjendave. Galeria e roleve të Viktor Zhustit është e pasur. Ka luajtur partizanin e ashpër, por edhe babanë e dhembshur, të riun përpara dilemave, por edhe të dashuruarin, që mundohet të tejkalojë paragjykimet.
“Kam luajtur shumë role dhe isha një nga aktorët më të kërkuar në kohën e Kinostudios Shqipëria e Re", pohon Zhusti. Ai përmend disa nga interpretimet e tij, si "Nëntori i dytë", ku interpretonte Luigj Gurakuqin, "Taulanti kërkon një motër", në rolin e babait, komedinë "Shi në Plazh", ku luante rolin e Albertit etj. Nostalgjisë për qytetin e gurtë, Zhusti nuk mund t‘i shmanget. Ai thotë se qyteti i gurtë, ku jetoj me shumë pasion fëmijërinë ka ndryshuar rrënjësisht. "Aktualisht po shikoj një qytet që po ndryshon dhe banorëve po u rikthehet krenaria", shprehet Zhusti. Sipas tij, kalaja, e ndërtuar në vitin 1817, nga gjatë sundimit të Ali Pashë Tepelenës, ofron një pamje mesjetare, krejt të veçantë për vizitorët vendas dhe të huaj.
"Kjo kështjellë po ushqen Gjirokastrën", mendon Zhusti, duke theksuar se disa vite më parë, kur artisti erdhi në vendlindje për të martuar djalin e tij, qyteti ofronte vetëm pamje të zymta.
"Shumë shtëpi karakteristike janë rimëkëmbur, madje edhe kalaja vitet e fundit po preferohet shumë nga skenaristët", shprehet Zhusti.
Faza e dytë, vizitorët të pakënaqur
Seman, ushtria rinis aksionin
për largimin e bunkerëve nga deti
FIER- Efektivat e Ministrisë së Mbrojtjes kanë rinisur mëngjesin e ditës së premte aksionin për largimin e qendrave të zjarrit nga bregdeti i Semanit. Aksioni për largimin e bunkerëve nisi verën e kaluar gjatë sezonit të plazhit. Efektivat larguan rreth 30 bunkerë nga vija e ujit, duke i vendosur në zonën e rërës për t’i transportuar në një fazë të dytë në një vendgrumbullim. Si pasojë e futjes së detit rreth 10 m në thellësi të brezit të tokës bunkerët përsëri janë nën sundimin e vijës ujore rreth 3-4 m në thellësi të tij. Në datën 7-prill të këtij viti ekspertë të Ministrisë së Mbrojtjes inspektuan terrenin dhe premtuan largimin e bunkerëve brenda kohës së fillimit të sezonit turistik. “Jemi këtu për të parë nga afër dhe përcaktuar detyrat në zbatim të urdhrit të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, për heqjen e qendrave të zjarrit. Ky aksion ka nisur verën e kaluar dhe për arsye objektive u realizua vetëm faza e parë e tij. Ne kemi nënshkruar të gjitha marrëveshjet me komunën dhe tashmë jemi gati për nisjen e punimeve të fazës së dytë. Aksioni për largimin përfundimtar të bunkerëve nga deti do të përfundojë para datës 15 maj me qëllim që sezoni i plazhit ta gjejë zonën e bregdetit të çliruar nga pesha e betoneve të qendrave të zjarrit”, - tha Nikoll Tushi, oficer shtabi për infrastrukturën dhe mjedisin. Aksioni do të vazhdojë deri në largimin e të gjitha qendrave të zjarrit dhe grumbullimin e tyre larg zonës së plazhit, në një territor të caktuar nga komuna. Prania e bunkerëve në zonën e plazhit ka ulur numrin e pushuesve dhe dëmtuar turizmin, pasi bunkerët në të kaluarën janë bërë shkak i humbjes së jetës të pushuesve. “Lufta imagjinare dhe idetë e çmendura të përballimit të sulmeve dhe rrethimit imperialisto-revizioniste shndërruan bregdetin nga një mrekulli turistike, në një qytezë të kërpudhave të betonta,tregon një ish- oficer, I.Gj . Të ishin hequr pa filluar sezoni, të hiqen e të depozitohen diku, mos të mbeten si vjet që i mori prapë deti. Edhe vitin që shkoi unë kam qenë këtu. Vitin e kaluar hoqën pjesën më të madhe të bunkerëve disa që mbetën uji i mori përsëri. Është gjë e mirë se bunkerët ishin një rrezik serioz për jetën e pushuesve. Ato patjetër duhen hequr se ndikojnë keq për sezonin turistik. Duhej bërë më përpara, por për të bërë një punë të mirë nuk është kurrë vonë. Kjo ndikon në sezonin turistik sa më parë të ishte bërë heqja e bunkerëve se pengon sezonin. Plazhistët vijnë aty ankohen ka njerëz që vriten aty apo mbyten.
A. Damini