Kriza politike ndan Venezuelen
Qeveria venezueliane vendosi shtyrjen e ceremonisë së përurimit të presidentit Hugo Chavez për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.
58 vjeçari që është në pushtet prej 14 vitesh nuk ka dalë në publik që nga operacioni i fundit në 11 dhjetor në Kuba, operacioni i 4 që kur u diagnostikua me kancer në qershor të 2011.
Ndërkohe vonesa në ceremoninë e përurimit të presidentit kanë shkaktuar reagime në radhët e përfaqësuesve të opozitës, të cilët insistojnë që Çavez duhet të betohet para Asamblesë Kombëtare të 10 janarit, ose të heqë dorë dhe t’i hapë rrugët aleatëve për pushtetin deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja brenda 30 ditësh.
Udhëheqësi i opozitës, Enrike Kapriles, i kërkoi Gjykatës së Lartë të japë intepretimin ligjor se çfarë mund të ndodhë, nëse presidenti Hugo Chavez nuk bën betimin.
Por aleatë të Çavez thonë se ceremonia e përurimit është thjesht një formalitet.
Ndërkohë kriza politike e ka ndarë në dysh Venezuelën.
“Ai është praktikisht presidenti që po përmbush detyrat e tij se ai është ende presidenti. Ai mund të përurohet kur të dojë”.
“Ata janë larg ndaj çdo gjëje që mund të quhet kushtetuese dhe kjo është negative për secilin prej nesh.
Qeveria ndërkohë ka bërë thirrje për një tubim me mbështetësit e tij jashtë pallatit presidencial. Të enjten dhe aleatë të tij përfshirë këtu presidentin uruguajan Hoze Mujica dhe liderin bolivian Evo Morales kanë konfurmuar vizitën e tyre.