Regjimi i vizave per zonen Shengen

Para votimit të mekanizmit mbi pezullimin e përkohshëm të lëvizjes së lirë për vendet e Ballkanit, Inisiativa për Stabilitetin Europian, ka publikuar një raport ku evidentohet se kthimi në regjimin e vizave nuk do të ishte i frytshëm për Bashkimin Europian. Në raport, thuhet se numri i azilërkuesve nga Ballkani nuk ështê rritur në 27 shtetet anëtare, por vetëm në Gjermani, Belgjikë, Suedi dhe Luksembourg. Iniciativa për Stabilitetin Europian argumenton, se aryeja për këtë është se këto vende kanë proçedura azili të gjata qê zgjasin nga 3 deri në 8 muaj dhe ofrojnë strehim dhe ushqim gjatë kësaj periudhe. Eshtê pikërisht ky fluks i pandryshueshêm nga disa vende tê Ballkanit që ka motivuar BE-në të rivendosë regjimin e vizave për një periudhë 6 mujore për vendet e Ballkanit që nuk marrin masa kundrejt azilantëve si dhe ta zgjasë këtë pezullim nëse êshtê e nevojshme. Vendet më problematike për abuzimin me liberalizimin e vizave, që rrezikojnë një pezullim tê mundshëm vazhdojnê tê jenë Serbia dhe Maqedonia. Ndêrkohë Shqipëria dhe Mali i Zi renditen të fundit në listën e numrit të azilantëve nga Ballkani në Bashkimin Europian. Kjo tregon qartë, se Shqipëria dhe Mali i Zi janë dy vendet që respektojnë më mirê lëvizjen e lirë në zonën Shengen.