E Diel, 1 Nëntor 2026

Merkel Gjermania deshtoi me shoqerine multikulturore

Perpjekjet e Gjermanise per te krijuar nje shoqeri multikulturore ka deshtuar plotesisht. Keshtu eshte shprehur kancelarja gjermane Angela Merkel duke shtuar se debati per emigracionin dhe islamin ka polarizuar kampin e saj konservativ. Duke folur ne nje takim me anetare te rinj te krisitiandemokrateve Merkel tha se jane lejuar njerez me kultura te ndryshme te jetojne perkrah njeri-tjetrit pa u integruar dhe pa punuar ne nje vend i cili eshte shtepia e rreth 4 milione muslimaneve.

Merkel eshte perballur me presionin brenda partise se saj per te ashpersuar gjuhen ndaj emigranteve te cilet nuk tregojne vullnet per tu pershtatur me shoqerine gjermane dhe keto komente ajo i beri per te krijuar paqe brenda CDU-se. Ajo tha se per emigrantet eshte kerkuar shume pak ne te kaluaren dhe perseriti linjen e saj te zakonshme qe ata te mesojne gjermanisht ne menyre qe te shkojne ne shkolle dhe te kene mundesi te hyjne ne tregun e punes. Debati per te huajt ne gjermani ka nisur qe kur ish kreu i bankes qendrore Tilo Sarazin publikoi nje liber ku akuzonte emigrantet muslimane si shkaktar te renies se inteligjences se shoqerise gjermane.

Anisa Braho Azhornuar se fundi e diel 17 tetor 2010

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›