Kriza politike në vend, presidenti Topi pret ambasadorin Withers
TIRANË- Situata politike në vend ka qenë në qendër të takimit të zhvilluar sot mes Presidentit të Republikës, Bamir Topi dhe Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Jonh Withers II.
Lajmi bëhet i ditur nga zyra e shtypit të presidencës, sipas së cilës gjatë takimit u diskutua rreth situatës politike në vend, konsolidimit të institucioneve të pavarura, forcimit të shtetit të së drejtës, rreth gjendjes së mediave në Shqipëri në përgjithësi si dhe problemeve të shfaqura kohët e fundit me lirinë e shtypit dhe të fjalës.
Ambasadori amerikan shoqërohej nga Shefi i Çështjeve Politike-Ekonomike i Ambasadës, zoti Pol Polete.
Presidenti Topi i shprehu Ambasadorit Uithers mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme dhe të gjithanshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Shqipërinë dhe bindjen se marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve mike dhe aleate do të zhvillohen edhe më tej.
Nga ana e tij Ambasadori Withers, pasi ndau të njëjta mendime me Kreun e shtetit shqiptar, theksoi edhe njëherë interesin e qeverisë amerikane për situatën dhe zhvillimet politike, ekonomike dhe të demokracisë në Shqipërinë duke e konsideruar vendin tonë si aleatin më të madh të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në rajon.
*****
Ambasadorët e BE-së: Politika të gjejë zgjidhje
TIRANË- Tetë ambasadorë të vendeve europiane, akredituar në Tiranë i bëjnë thirrje politikës shqiptare të gjejë zgjidhje për të çuar opozitën në Parlament. Thirrja vjen vetëm pak ditë nga mbajtja e protestës së madhe të opozitës në Tiranë për hapjen e kutive.
Ambasadori gjerman Bernd Borchardt dhe ai austriak Rauing u shprehen se zgjidhja duhet të vije nga vete pozita e opozita dhe jo nga nderhyrja nderkombëtare. "Kompromisi duhet të zgjidhe situaten, dhe ky kompromis duhet dhënë nga të dy palët", tha Borchard.
Kurse austriaku, Florian Rauning theksoi "që të jeni pjesë e BE duhet t'i zgjidhni verte problemet tuaja, e jo të prisni nderhyrje nga jashtë".
Më e drejtpërdrejtë ambasadorja cceke, Martjeta Fialkova theksoi se "bojkoti i Kuvendit nga ana e PS nuk është në të mirë të interesave të Shqipërisë". Sipas ambasadores cceke, një gjë e tillë nuk po shikohet mire pasi sipas saj, kjo nuk eshte rrugea pozitive. Fialkova theksoi se prezenca e PS në Kuvend është domosdoshmëri. "Shqiperia që të integrohet në BE duhet te mbylle procesin e reformave sikunder është ajo në drejtësi, por referendumi në drejtësi duhet fillimisht votuar në Kuvend, dhe votimi nuk është I mundur pa pjesmarrjen e opozitës", vijoi ajo.
Ambasadorët e BE-së u mblodhën për të përkujtuat 20 vjetorin e rënies së Murit të Berlinit. Merrnin pjese, ambasadori gjerman, ai austriak, ambasadorja çeke, ambasadori rumun, etj.