Ujërat territoriale me Greqinë, Olldashi: Nuk bllokohet asnjë anije transporti

Marrëveshja me Greqinë për ndarjen e ujërave territorialë nuk prek asnjë prej korridoreve të transportit. Avokatia e kësaj marrëveshje shumë të përfolur që gjendet tashmë në duart Gjykatës Kushtetuese është bërë nga ministri i Transporteve, Sokol Olldashi gjatë një seance dëgjimore në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese lidhur me rekomandimet e raportit të Komisionit Evropian për vitin 2009-të. Sipas Olldashit tymnaja rreth kësaj marrëveshje është ngritur nga PS, por thelbi i saj nuk cënon asnjë lloj transporti.
Ndërkaq ministri Olldashi ka deklaruar se këtë muaj do të negociohet me kompaninë koncensionare të aeroportit ndërkombëtar "Nënë Tereza" për eskluzivitetin e fluturimeve.
Ndërkaq ministri Olldashi nuk ka pranuar t'i rikthehet debatit për tunelin e Kalimashit, duke iu qendruar deklaratave të bëra një ditë më parë.