Topi takim me ambasadorin Withers

Paraditen e së martës, ambasadori amerikan në Tiranë John Withers ka zhvilluar një takim me kreun e shtetit Bamir Topi. Takimi mes diplomatit amerikan dhe presidentit Topi ka zgjatur rreth 30 minuta, dhe është zhvilluar në selinë e Presidencës.
Zyrtarisht ende nuk dihet se për çfarë është biseduar mes ambasadorit amerikan dhe kreut të shtetit shqiptar. Megjithatë gjatë këtij takimi nuk mund të jetë lënë jashtë vemendjes situata politike në vend, veçanërisht kriza politike e shkaktuar nga bojkoti i opozitës ndaj parlamentit, por edhe ndaj zgjedhjeve të pjesshme.
Që prej vendimit të opozites për të bojkotuar parlamentin diplomatë të ndryshëm kanë zhvilluar takime me kryeministrin Berisha dhe me liderin socialist Edi Rama, por ende nuk është gjetur një zgjidhje konsensuale për kërkesat e opozitës.