Kriza politike, rrezikohet integrimi i vendit
25/03/2010 Apeli i Grupit të Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve në PE
E majta evropiane e gatshme të japë kontributin për një zgjidhje të ekuilibruar
E majta evropiane lëshoi dje apelin e radhës për klasën politike shqiptare. Madje, kësaj radhe duke vënë theksin në pasojat që do të ketë për integrimin e vendit thellimi i mëtejshëm i krizës politike në vend. Kështu, përmes një deklarate për shtyp, udhëheqësit e Grupit të Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian shprehën shqetësimin e tyre të thellë mbi situatën politike në Shqipëri. Njëkohësisht në apelin e tyre përfaqësuesit e këtij grupi vënë në dukje pikërisht zhvillimet më të fundit në institucionin e Parlamentit, lidhur me kërkesën e PS-së për ngritjen e një komisioni hetimor për transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit. Por nga ana tjetër nënvizojnë dhe pasojat që do të sjellë një situatë e tillë. “Pas kthimit të pjesëtarëve të Partisë Socialiste të Shqipërisë në Kuvendin e Shqipërisë, nuk është dhënë ende nga ana e partive të mazhorancës qeverisëse një përgjigje e kënaqshme për kërkesat e opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar, që do të zhvillojë një hetim të plotë, duke përfshirë edhe hapjen e kutive të votimit, mbi mënyrën se si u zhvilluan zgjedhjet parlamentare të 2009-ës. Shqipëria e gjen sërish veten në një krizë të thellë politike, e cila po bllokon seriozisht ambiciet evropiane të vendit”, thuhej në këtë deklaratë. Ndërkohë, referuar situatës aktuale në vend, Grupi i Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian u bëri apel të gjitha forcave politike që të arrijnë transparencën e plotë të procesit elektoral, si një bazë e qëndrueshme për përmirësime të rëndësishme në mënyrën se si do të organizohen zgjedhjet në të ardhmen, duke bërë që ato të përmbushin standardet ndërkombëtare. Po kështu, socialistët dhe demokratët në PE argumentuan dhe arsyen se përse bëjnë një apel të tillë. “Theksojmë po ashtu se rruga për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri duhet gjetur urgjentisht dhe se duhen vendosur bazat e një dialogu konstruktiv mes Qeverisë dhe opozitës, me synimin për të forcuar procesin e integrimit evropian të vendit”, vlerësohej në fjalën e tyre. Gjithashtu, drejtuesit e lartë të këtij shprehën dhe një herë tjetër gatishmërinë e tyre për zhvillimin e takimeve me përfaqësues të klasës politike në vend për zgjidhjen e ngërçit politik. Zëvendëspresidentët e Grupit të Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian, Severin dhe Swoboda përsëritën vullnetin e tyre që, nëse është e mundur, së bashku me kolegët e tyre të vinë në Shqipëri dhe të zhvillojnë bisedime me të gjitha palët për të ndihmuar në arritjen e një marrëveshjeje për krizën që po kalon vendi, mbi bazat e një zgjidhjeje të ekuilibruar.