Konferenca e rektorëve me drejtues të rinj
25/03/2010 Arsimi i lartë
Zgjidhen drejtuesit e rinj të konferencës së rektorëve. Në mbledhjen e zhvilluar gjatë ditës së djeshme, ku merrnin pjesë krerët e universiteteve publike dhe atyre private, është bërë prezantimi i objektivave që do të ndiqen në arsimin e lartë publik. Në krye të këtij institucioni është konfirmuar Dhori Kule, njëherësh dhe rektor i Universitetit të Tiranës, ndërsa në postin e zëvendëskryetarit është emëruar Adrian Civici. Lidhur me objektivat që do të përmbushë ky institucion, Kule ka pohuar se do të mbështetë politika e masivizimit në arsimin e lartë, shoqëruar me plotësimin e standarteve cilësore, si dhe në plotësimin e detyrimeve që burojnë nga Deklarata e Bolonjës. Ky organ gjithashtu do mbështesë domosdoshmërinë e fuqizimit të autonomisë institucionale dhe financiare të strukturave publike dhe zhvillimit cilësor të universiteteve private. Gjatë mbledhjes është pohuar se prioritet do të jetë edhe bashkëpunimi me institucione homologe evropiane e më gjerë për përshtatjen e kurrikulave.