Kriza politike shtyn ndeshjet e Superligës

Situata e paqartë politike kaotike në Shqipëri, ku pas demonstratës së opozitës mbetën të vrarë tre persona dhe u plagosën disa dhjetëra të tjerë (policë dhe protestues), pati një ndikim të drejtpërdrejtë edhe mbi futbollin shqiptar.
Më saktë, tri ndeshjet e mbetura të javës së 17-të: ato Elbasani-Dinamo, Shkumbini-Teuta (të dyja të dielën) dhe Tirana-Skënderbeu (të hënën), janë shtyrë nga Federata Shqiptare e Futbollit në një tjetër datë ende të papërcaktuar.
Në fakt, qeveria 81-vjeçare e futbollit shqiptar, nuk dha ndonjë shpjegim zyrtar për moszhvillimin në datat e programuara të ndeshjeve, por është e qartë se shkaku është situata e pa parishikuar që po kalon vendi ynë, në momentin e tretë më të madh kaotik të tij post-diktaturë, pas ngjarjeve tragjike që shoqëruan vitin 2007 me rënien e piramidave financiare vitin dhe 2008 pas vrasjes së liderit të Dhjetorit, Azem Hajdari.
Futbolli shqiptar elitar është i detyruar të ndalet, edhe si pasojë e angazhimit të policisë me detyra specifike e që është zyrtarisht është një prej faktorëve të mbarëvajtjes së zhvillimit të një ndeshje futbolli, ky pjesëmarrja e bluve është kusht dhe i përcaktuar qartë në rregulloren e aktivitetit futbollistik.
Ndalja e futbollit, edhe pse e përkohshme - në të kaluarën e afërt është ndalur për shkak të kushteve te motit dhe terrenit apo dhe për ndonjë solidarizim të post-situatave të acaruara, si ajo e shpërthimit të Gerdecit - është një sinjal (jo politik) reflektimi, që duhet parë në këndvështrimin tërësisht njerëzor dhe në përputhje të situatës emergjente që po kalon Shqipëria.
Gjithsesi, të premten dhe shtunën, me tri ndeshjet e zhvilluara (Kastrioti-Flamurtari, Vllaznia-Besa dhe Bylis-Laçi), futbolli i dha një tjetër emocion (sportiv) ngjyrimi të ditës shqiptare.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Shtune, 22 Janar 2011