Kriza politike sotzhvendoset nëLuksemburg
LUSEMBURG- Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian do të diskutojnë sot, në Luksemburg për krizën politike në Shqipëri. Në axhendën e publikuar në faqen zyrtare të internetit, thuhet se shefat e diplomacisë së Bllokut do të diskutojnë për zhvillimet më të fundit në Ballkanin Perëndimor, mes të cilave edhe për situatën politike në Shqipëri. "27 ministrat e Jashtëm të vendeve që përbëjnë Bashkimin Europian me në krye baroneshën Cathrine Ashton, shefen e diplomacisë së BE-së do të hartojnë një deklaratë të prerë për zgjidhjen e krizës shqiptare", bëjnë të ditur burimet diplomatike. Në axhendën e mbledhjes së Këshillit të Jashtëm që mbahet sot thuhet se "për Shqipërinë, këshilli do të diskutojë për situatën politike në sfond të përpjekjeve lehtësuese të nismës së ndërmarrë nga krerët e dy grupeve parlamentare të PPE-së dhe PSE-së, Daul dhe Schulz, të cilët janë mbështetur nga përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Cathrin Ashton dhe komisioneri Fule". "Këshilli pritet të diskutojë dhe të mirëpresë rezultatet e takimit të nivelit të lartë ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Sarajevë më 2 qershor, nën drejtimin e ministrit të Jashtëm të Spanjës, Moratinos. Ai, gjithashtu bën thirrje për një angazhim të palëvizshëm të BE-së për perspektivën e vendeve të Ballkanit Perëndimor në linjën e agjendës së Selanikut", thuhet në këtë njoftim.
(GSH/BalkanWeb)
(GSH/BalkanWeb)