E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet sërish seanca e Albin Kurti

PRISHTINE-Ashtu siç edhe pritej edhe sot seanca gjyqësore kundër liderit të lëvizjes "Vetëvendosje", Albin Kurti, është shtyrë sërish, për të dhjetën herë me radhë.
Seanca u shty për 21 qershor 2010, për shkak të mungesës së Albin Kurtit dhe avokatit të tij mbrojtës.

Kurti akuzohet “për pjesëmarrje në një turmë që ka kryer vepra penale dhe për pjesëmarrje në një grup, që ka penguar personat zyrtarë në kryerjen e punëve zyrtare”.

Akuza për “thirrje për rezistencë në lidhje me ngjarjet e shkurtit të 2007-ës, në të cilat u vranë dy protestues” është kërkuar të hidhet poshtë nga vetë prokuroria.

Albin Kurti ka thënë se këtë proces gjyqësor e sheh si “proces me motive politike”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›