Kriza, qeveria kroate pranë pezullimit të 3 festave
ZAGREB - Qeveria kroate po mendon seriozisht për pezullimin e tre festave, dy shtetërore dhe një fetare, me qëllim uljen e shpenzimeve të punëdhënësve dhe rritjen e të ardhurave në buxhetin e shtetit.
Bëhet fjalë për Ditën e Luftës Antifashiste, e cila festohet më 22 qershor, Ditën e Shtetësisë më 25 qershor dhe festën fetare Trupi i Krishtit, i cili festohet 50 ditë pas pashkëve katolike.
Gazeta kroate "Novi List" thotë se gjatë një takimi të ngushtë mes ministrave, këta të fundit janë angazhuar të vendosin që Dita e Luftës Antifashiste, Dita e Shtetësisë dhe e festës fetare Trupi Krishtit të mos jenë më festa, thënë ndryshe ditë pushimi.
Edhe pse vendimi përfundimtar nuk është miratuar ende, një burim i lartë qeveritar konfirmoi se me këtë hap shteti mund të bëjë kursime të ndjeshme.
Në rast se propozimi pranohet, atëherë këto ditë do të marrin statusin e ditëve përkujtimore.
(er.nu/mia/BalkanWeb)