E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, humb jetën një foshnje nga temperatura e lartë

TIRANE -  Një foshnjë 5-muajshe humbi jetën pasditen e sotme për shkak të temperaturës tepër të lartë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 8 të qytetit të Korçës.

Mjekët e spitalit të qytetit juglindor bënë të ditur se foshnja e seksit femër ishte paraqitur në spital mbrëmjen e djeshme, në gjendje tepër të rëndë, por prindërit nuk kishin pranuar ta shtronin.

Mësohet se foshnja 5-muajshe e familjes Kërcelli ishte me bronkopneumoni, por prindërit e kanë neglizhuar situatën, duke u përpjekur ta mjekojnë atë në shtëpi, pavarësisht temperaturave tepër të ulëta.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›