E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvend, mazhoranca dhe opozita diskutime për krimin

TIRANË- Kuvendi solli në sferën e diskutimit kriminalitetin në vend, në pjesën e cështjeve të rendit jashtë ditës.

Deputeti socialist Pirro Lutaj, gjatë fjalës së tij, duke iu referuar ngjarjeve kriminale më të fundit në vend, deklaroi se shqiptarët po përballen përditë me një shkallë në rritje të vrasjeve pa autor. Ndërkohë që nënvizoi se me ardhjen e socialistëve në pushtet shqiptarëve do u kthehet shpresa për jetën dhe pronën.

“Fatkeqësisht po bëhemi dëshmitarë si po ekzekutohen njerëz të pafajshëm, vrasje të rinjsh të ngelur të papunë, si vret shteti me armë. Shqipëria nuk ka njohur një situtatë krimi më të madhe në vend. Neveri për ato punonjës që iu vërsulën si bisha protestuesve më 21 janar. Është koha të themi troc se krimi nuk kursen askënd. Krimi dhe vrasjet nga 2008 deri 2010 është rritut. Tani me nënshtetësinë që jep Berisha mund të vijnë mjaft kontigjent kriminal. Shqiptarët nuk do durojnë gjatë këtë situatë dhe me Rilindjen Shqiptar do të largojë nga policia e shtetit cdo të paaftë, ne do i kthejmë shqiptarëve shpresë dhe siguri dhe shpesën për pronënë”,- deklaroi Lutaj.

Nga foltorja e Kuvendit deputetja e PD-së Arenca Trashani akuzoi kreun e opozitës Edi Rama si shkaktarin e dhunës në ngjarjet e dhunës së 21 janarit.

“21 janari i 2011 do të mbahet mend që për 5 orë rresht Edi Rama orkestroi dhunë nkundra institucioneceve shqiptare. Cdo gjë ai e kishte të paralajmëruar më parë. Më 20 janar Edi Rama deklaroi se popolli do të tejkalojë opozitën. Rama i la vetëm ato, Edi Rama i la njerëzit vetëm.”,- theksoi Trashani. Ndërkohë, Trashani akuzoi Prokurorinë si palë.

Me ton të fortë depueti socialist Gazmend Bizhga kërkoi dorëheqjn e ministrit të Bredshëm, Bujar Nishani. Deputeti opozitar akuzoi kryeministrin Berisha dhe ish ministrin e Bredshëm Lulzim Basha si vrasës, ndërkohë bëri thirrje që Nishani të tërhiqej në kohë.

“Dhuna, shkatërrimi i pronës janë bërë pjesë e jetës sonë. Pasiguria është bërë ritual i ditës. Vrasjet seri nuk kanë të ndaluar, vriten njerëz të pafajshëhm. Vriten sikur te jëmi në mesin e një kausi dhe mungon shteti. Para dy ditësh u vranë dy gra në kryeqatet, para dy ditësh u përgjakën rrugën e Tiranës, nga vrasës që nuk po gjenden. nëse nuk do ishin ata ishin të pafajshëm të tjerë. Më thoni ministër i Bredshëm sic është bërë niveli i krimit ju duhet të jepni dorëheqjen . Kryeminsitri dhe Basha i kanë lyer dyert me gjak, jepni dorëheqjn që të mos bëni vrasës si paraardhësit tuaj. Jepni dorëheqjn se Saliu herët a vonë do e heqë populli me hir apo pahir”,- deklaroi Bizhga.

vijon

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›