E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza, qeveria urdhëron: Asnjë zyrtar jashtë shtetit, të reduktohen dietat e udhëtimet

Tiranë, 23 Korrik, NOA Në kuadrin e masave për të shkurtuar shpenzimet buxhetore, qeveria ka vendosur në mbledhjen e saj të radhës disiplinimin e përdorimit të fondeve publike.

Kështu, përmes një vendimi të posaçëm të marrë sot, Këshilli i Ministrave ka caktuar që shpenzimet e personelit të miratuara në ligjin Për buxhetin e vitit 2010, për çdo njësi të qeverisjes së përgjithshme të përbëjnë kufirin maksimal të lejuar dhe të përdoren me mjaft kujdes.

Konkretisht, vendimi përcakton që shpenzimet e personelit të dhëna me hollësi, në nivel mujor dhe të depozituara në Drejtorinë e Përgjithshme të Thesarit, në Ministrinë e Financave, nuk avancohen.

Fondi i veçantë i planifikuar në shpenzimet e personelit të mos përdoret për shpërblime e për veprimtari social-kulturore, deri më datë 1 dhjetor 2010, paracakton ky vendim.

Ndërsa shtohet brenda tij se çdo shpërblim, i dhënë në kundërshtim me vendimin nr.1151, datë 25.11.2009, të Këshillit të Ministrave, përjashtuar pikën 5 të tij, të kthehet në buxhetin e njësisë shpenzuese.

Shpenzimet e personelit, për orë pune, mbi kohën normale të punës, të përdorura në kundërshtim me udhëzimin nr.19, datë 10.7.2008, të ministrit të Financave, Për vendosjen e disa standardeve në planifikimin e shpenzimeve për personelin, të kthehen në buxhetin e njësisë shpenzuese, parashikohet më tej nga qeveria.

Duke paralajmëruar se nuk duhet të ndërmerren ndryshime në strukturat ekzistuese, që shoqërohen me efekte financiare shtesë, por përjashton nga ky kufizim krijimin e institucioneve të reja.

Pagesat për nëpunësit civilë, që janë në listë pritjeje, jepen vetëm pas konfirmimit zyrtar të Departamentit të Administratës Publike dhe përfshijnë pagesën për nivelin e pagës për funksion, pagës për diplomë dhe pagës për vjetërsi në punë, ndërsa të gjitha fondet buxhetore, që i nënshtrohen procedurave të prokurimit publik, të cilat deri më datë 1 gusht 2010 rezultojnë të paprokuruara, të bllokohen. Në kuptim të këtij vendimi, fonde të paprokuruara do të vlerësohen ato fonde, për të cilat, deri më 1 gusht, nuk është lidhur kontratë, citon më tej vendimi i qeverisë.

Në fund, pohohet që trajnimet jashtë vendit për nëpunësit e njësive të qeverisjes së përgjithshme, të parashikuara për tu mbuluar me fondet e miratuara për vitin 2010, bllokohen dhe se shpenzimet për udhëtime e dieta për njësitë e qeverisjes së përgjithshme të reduktohen, duke përfshirë vetëm udhëtime të rëndësisë së veçantë e vetëm për një numër të kufizuar punonjësish.

n.e/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›