Kriza, rënia e çmimeve për janarin vetëm te karburantet
10/02/2009 INSTAT: Inflacioni për muajin e kaluar është 2,1 për qind
Çmimet e mallrave te konsumit janë rritur gjatë muajit që lamë pas. Gjithsesi rritja ka qenë brenda parametrave të synuar. Sipas Institutit të Statistikave, ndryshimi vjetor i çmimeve për muajin janar, ose ndryshe inflacioni është 2.1 për qind, ndërsa një vit më parë ky ndryshim ishte 3.0 për qind. Duke analizuar të dhënat e bëra publike rezulton se në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë, vetëm çmimi i karburanteve ka njohur ulje, ndërsa mallrat e tjera janë me rritje. “Indeksi i çmimeve të grupit të transportit është ulur me 1.8 për qind, ku është veçuar ulja e çmimit të naftës me 8.9 për qind dhe e benzinës me 6.4 për qind”, - theksohet në raportin e të dhënave të INSTAT-it. Kështu, rritjen më të madhe të çmimeve e ka pësuar grupi i zarzavateve përfshirë patatet me 13.7 për qind, ndërkohë që edhe grupe të tjera si frutat, mishi, peshku dhe pijet alkoolike apo duhani janë rritur. Nëngrupet në të cilat janë ulur çmimet, sipas specialistes së marrëdhënieve me publikun pranë INSTAT-it, Alketa Spartaku, janë drithërat, apo vajrat. “Indeksi i grupit ushqime dhe pije jo alkoolike shënoi një rritje prej 1.5 për qind. Brenda këtij grupi rritja më e madhe prej 13.7 për qind vërehet në nëngrupin zarzavate. Indeksi në nëngrupin “fruta” shënoi një rritje prej 3.8 për qind, ku mund të përmendim rritjen e çmimit të mandarinave me 10.4 për qind, mollëve me 7.6 për qind, dardhave me 5.2 për qind, bananeve me 1.2 për qind. Ndërsa çmimet e disa frutave të tjera pësuan ulje gjatë muajit janar”, - thanë ekspertët. Po kështu, indeksi i grupit pije alkoolike dhe duhan shënoi një rritje prej 0.7 për qind, brenda të cilit çmimet e pijeve alkoolike u rritën me 1.1 për qind dhe çmimi i duhanit u rrit me 0.4 për qind. Ndërsa, për veshje dhe këpucë shqiptarët kanë paguar më pak, pasi çmimet rezultojnë të jenë ulur me 1.3 për qind, me një ndikim prej - 0.1 për qind në totalin e ndryshimit mujor.