E Shtunë, 31 Tetor 2026

Baraj: Pezullimi është akuzë që i bëhet qeverisë

07/02/2009  PS për projektin e BB-së

Partia Socialiste reagoi sërish dje lidhur me programin e Bankës Botërore për menaxhimin e integruar të zonës bregdetare. Sipas kryetarit të PS-së së Tiranës Besnik Baraj, pezullimi i këtij programi është një tjetër goditje e madhe që i bëhet imazhit keqqeverisës të Sali Berishës. “Pezullimi i këtij programi flet qartë për paaftësinë e qeverisë për të krijuar një klimë transparente, bashkëpunuese dhe jokorruptive në menaxhimin e zonës bregdetare, ku janë sulur mjaft aktorë qeveritarë, përfshirë dhe rrethin e familjes së Kryeministrit për të uzurpuar e privatizuar perlat e bregdetit të Jugut”, - u shpreh Baraj. Sipas tij, ky pezullim është një akuzë që i bëhet qeverisë sot dhe është në koherencë me pretendimet e banorëve të zonës së Jalës për shkelje dhe përfshirje në korrupsion dhe veprime antiligjore. Për këtë arsye, kreu socialist vuri në dukje se “fatmirësisht sot na ndajnë vetëm 142 ditë nga ndryshimi që do të vijë më 28 qershor. Në krye të 142 ditëve shqiptarët do të çlirohen nga korrupsioni dhe keqqeverisja e Sali Berishës”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›