E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fullani leksion financiarnxënësve të “Petro N. Luarasit”

10/02/2009  Edukimi kushton, por nuk ka çmim”

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, bisedoi me nxënës dhe mësues në gjimnazin “Petro Nini Luarasi” të Tiranës, rreth temës “Edukimi kushton, por nuk ka çmim!”. Aktiviteti është pjesë e programit të edukimit “Banka Qendrore në jetën e përditshme”, i cili po zhvillohet nga Banka e Shqipërisë që prej 3 vjetësh. Biseda me nxënësit u përqendrua në rëndësinë e edukimit ekonomik e financiar për brezin e ri, në rolin konkret të njohurive financiare në jetën e secilit; në vendin që zë shkolla dhe mësuesit në krijimin e dijeve të kësaj fushë. Midis të tjerave, Fullani u theksoi të rinjve dobishmërinë e njohurive financiare për jetën në të cilën ata po përgatiten të hyjnë. “Njohuritë financiare, tha Guvernatori, janë si një çelës, jo për të hyrë në botën e të pasurve, siç mund të kujtojnë disa prej jush, por për të jetuar me dinjitet në jetën e përditshme të të gjithë neve”. Ky takim në gjimnazin “Petro Nini Luarasi” vjen pas një sërë aktivitetesh që Banka e Shqipërisë ka zhvilluar në Tiranë e Vlorë, me nxënësit e mësuesit. Në përfundim, zoti Fullani i njohu nxënësit edhe me projektin më të ri të Bankës së Shqipërisë për të rritur besimin publik ndaj sistemit bankar shqiptar.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›