E Diel, 1 Nëntor 2026

"Gërdeci",sot në Prokurori ish zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes

Prokuroria e Përgjithshme ka thirrur sot për të dëshmuar për çështjen e Gërdecit ish-ushtarakë të lartë, por edhe ish-zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes. Ata janë thirrur për të sqaruar pozicionin e Forcave të Armatosura në lidhje me pikën më delikate, atë të përzgjedhjes së Gërdecit për të vendosur fabrikën e demontimit dhe transportimin e municioneve nga rrethe të ndryshme të vendit. Kështu Prokuroria ka prerë fletërrithirrje për ish- ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu dhe 29 persona të tjerë, ish- zyrtarë të mbrojtjes si Shpëtim Spahiun, Zija Bahja, Luan Hoxha, Ardian Mullai, Adriatik Mema, Dashnor Çaushi, Shkëlzen Madani. Prokurorët pritet të komunikojnë edhe akuza për zyrtarët e Ushtrisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes. Ata akuzohen për veprën penale të shpërdorimit të detyrës në dhënien e lejes firmës "Albademil", për demontimin dhe çmilitarizimin e fishekëve dhe armatimeve ushtarake. Në shkelje të procedurave për kontrollin e aktivitetit të fabrikës në Gërdec, e cila me shpërthimin e datës 15 mars shkaktoi 26 të vdekur, mbi 300 të plagosur dhe mbi 3400 banesa e biznese të shkatërruara apo të dëmtuara.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›