E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha ne homazhe per Gezim Demcollin

Kryeministri Sali Berisha ka ngushëlluar pasditen e së dielës familjen e Gëzim Dençollit, ish-kryetarit të këshillit të Qarkut të Korçës, i cili u nda nga jeta ditën e djeshme pas një sëmundje të pashërueshme.
Gjatë vizitës në familjen e Demçollit Kryeministri i shprehu ngushëllimet familjes për ndarjen nga jeta të Demçollit tha se Partia demokratike humbi një nga kryetarët e saj të talentuar.
“Kjo është një humbje e madhe për Partinë Demokratike të Korçës, Gëzim Demçolli la pas një emër të shkëlqyer, PD humbi një nga kryetarët saj të talentuar dhe të përgjegjshëm”- u shpreh Berisha
Gëzim Demçolli ndërroi jetë në banesën e tij në Bilisht në moshën 54-vjeçare. Ai vuante prej disa kohësh nga një sëmundje e pashërueshme.
Demçolli u vendos në krye të Këshillit të Qarkut të Korcës pas zgjedhjeve vendore të vitit të shkuar, si përfaqësues i Aleancës për Qytetarin.
Në homazhet për Gëzim demçollin merrnin pjesë përveç kryeministrit të endnit edhe prefekti i Qarkut, deputetë të zonës dhe zyrtarë të lartë vendorë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›