E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza, shumica e grekëve nuk do të bëjnë pushime verore

Ndërkohë që huadhënësit e Greqisë vendosën të disbursojnë këstin e radhës së ndihmës për këtë vend, duke arsyetuar se edhe pse ngadalë programi po ecën në shinat e caktuara, përmirësimi i ekonomisë nuk ndihet aspak në xhepin e qytetarëve grekë. 

Kështu, pushimet verore për sivjet, duken të pakapshme për 73% të grekëve, ndërkohë që një përqindje e mirë e qytetarëve do të reduktojë kohën e tyre. 

Sipas një sondazhi mbarëkombëtar, të kryer nga Instituti i Konsumatorit, që u zhvillua nga 1 deri në 8 korrik me intervista telefonike, rezultoi se 73% e qytetarëve grekë, ose thënë ndryshe 10% më shumë sesa një vit më parë, pohuan se nuk planifikojnë dhe se përfundimisht nuk do të bëjnë pushime verore këtë vit. 

Një pjesë e mirë e qytetarëve, rreth 27% do të reduktojnë kohën e pushimeve deri në 5 ditë. 

Arsyet për të mos bërë pushime, siç vihet në dukje në anketë, janë kryesisht ekonomike (në masën 70%), luhatja e të ardhurave (20%), si dhe detyrimet profesionale e të tjera (në masën 10%). 

Shumica e qytetarëve grekë do t’i bëjnë pushimet e tyre në Greqi pranë detit, ndërsa bie me 50% kërkesa për destinacionet e pushimit jashtë vendit. 

Llogaritjet e Institutit thonë se kostoja fare minimale për pushime 15 ditore të një familjeje prej 4 vetësh arrin në 2700 euro. 

Ndërkohë po sipas anketimit, diferencat e cmimeve për të njëjtin produkt në zonat turistike, kanë dallime spektakolare në dallim me mesataren e pjesës tjetër të vendit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›