E Diel, 1 Nëntor 2026

Korcë, dëmtohen 8 statuja në Park. Bashkia: Policia të hetojë

KORCE-Plot 8 skulptura janë dëmtuar në parkun “Rinia” të qytetit të Korcës, ndërsa denoncimi është bërë nga vetë Bashkia e këtij qyteti.
Sic bën të ditur korrespondentja jonë në Korçë, Enkelkejda Skënderasi, 8 skulpturat janë rrëzuar duke u shkaktuar kështu dëmtime të mëdha.

Bashkia e Korçës në një deklaratë për mediat denoncoi rastin, ku 8 vepra arti të autorëve të ndryshëm nga Zenlanda, Kina, Italia, Britania e Madhe, etj janë rrëzuar ndërsa disa prej tyre edhe janë dëmtuar.

“Janë vepra të një simpoziumi që realizoi Bashkia e Korçës. Këtu në këtë park, që Bashkia e shndërroi si një galeri arti ndodhen 32 vepra arti, por sot në mëngjes tetë prej tyre janë dëmtuar rëndë duke u hedhur në tokë.Ky është një akt i shëmtuar që jo vetëm shkatërron një vlerë arti, por dëmton dhe godet qytetarinë korçare”.

Ndërkaq Bashkia e Korçës ka bërë denoncim në polici duke kërkuar ndëshkimin e autorëve.
Policia nga ana e saj ka nisur hetimet për kapjen e autorëve të këtij veprimi të shëmtuar.

(d.b/News24/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Korcë, dëmtohen 8 statuja në Park, Bashkia: Policia të hetojë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›