E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza takim mes 3-shes Monti-Merkel-Sarko


Kryeministri italian Mario Motni takohet sot me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe presidentin francez Nicolas Sarkozy, për herë të parë që kur Monti mori detyrën.

Megjithatë, takimi nuk do të përqendrohet vetëm tek Italia. Gjermania aktualisht nuk po bie dakord me KE-në dhe Francën nëse eurobondet duhet të lancohen nga e gjithë eurozona apo individualisht nga vendet anëtare të saj.

Ditën e mërkurë Gjermania shiti eurobonde 10-vjecare me vlerë 3.6 miliardë euro, nga 6 miliardë që ishte oferta.

“Nga bisedat e mia me analistë, tregtarë dhe zyrtarë kam zbuluar se shumë prej tyre mendojnë se lojës Nga bisedat e mia me analistë, tregtarë dhe zyrtarë kam zbuluar se shumë prej tyre mendojnë se lojës së euros po i vjen fundi

Stephanie Flanders
Redaktore e ekonomisë, BBC së euros po i vjen fundi”, ka deklaruar Stephanie Flanders, redaktore e ekonomisë në redaksinë e BBC.

“Ndoshta nuk do të jetë me doemos fundi, por shumë shpejt do të shohim nëse do të ketë një hap të madh përpara, ose një tkurrje. Edhe Gjermania nuk do të jetë më një parajsë e sigurtë nëse situata përkeqësohet”, ka nënvizuar Flanders.

Ditën e mërkurë, presidenti i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso prezantoi planin mbi mundësinë që 17 vendet e eurozonës të lancojnë së bashku eurobondet.

Por zoti Barroso theksoi se krijimi i eurobondeve do të kërkojë më shumë mbikëqyrje të buxheteve dhe politikave ekonomike nga secili anëtar.

Gjermania kundërshton si lëshimin e përbashkët të eurobondeve, ashtu edhe përfshirjen e Bankës Qendrore Evropiane në ndihmat për vendet në vështirësi.

Berlini zyrtar është i shqetësuar se eurobondet e përbashkëta do të reduktojnë presionet mbi vendet anëtare për të reduktuar borxhet e tyre.

Kriza Financiare
Kina ngadalëson ritmin e prodhimit
Portugali, greva paralizon vendin
Britani, gjuetia e evazorëve

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Aksioni në Mitrovicë, plagosen 21 ushtarë të KFOR-it
Dy prej të lënduarve në gjendje të rëndë
Hipoteka: Prona që pretendon familja Konomi ka ende probleme
Obama: Mbështesim përpjekjet për integrim
Familjarët: Çfarë po ndodh me hetimin e vrasjeve?
Vizat, Fajon: Pezullimi i dëmshëm

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›