Kriza thellon më shumë papunësinë në vend

Problemi më serioz i vendit tonë papunësia thellohet edhe më shumë nga kriza ekonomike, megjithë premtimet e qeverisë për hapjen e fronteve të reja të punës në shumë fusha. Qytetarët vazhdojnë të ankohen edhe keëtë periudhë më shumë se kurrë. Pjesa më e madhe e tyre ankohen se nuk arrijnë të gjejnë asnjë punë dhe se shteti nuk u ofron asnjë mundësi. E vetmja zgjidhje e tyre është ndonjë punë e zezë me kohë të pjesshme.
Në një intervistë për Radiotelevizionin "Ora-News" specialistja pranë Zyrës së Punës shpjegon se janë duke u bërë të gjitha përpjekjet për të përballuar kërkesat e qytetarëve që kanë ardhur në rritje.
Nëse në vendet e tjera të botës papunësia është një problem që u ndje më shumë gjatë krizës në Shqipëri ky është një problem i hershëm që duket se është e vështirë të përmirësohet.