Universitetet, Procedura për legalizim dokumenti
16/09/2009 Universiteti i Tiranës publikon kriteret e aplikimit për brenda dhe jashtë vendit
Pranohen vetëm dokumentet e lëshuara nga 8 fakultetet e UT-së
Zbardhet procedura e plotë e legalizimit të dokumenteve pranë Universitetit të Tiranës, jo vetëm kundrejt aplikimeve për studime apo punësim në vend, por edhe të kërkesave që paraqiten për në shtetet e huaja. Legalizimi i dokumenteve nga të dyja kategoritë do të kryhet në çdo kohë pranë UT-së, ndërsa kriteret e pranimit do të jenë të ndryshme. Konkretisht, personat e interesuar për këtë proces duhet të dorëzojnë dosjen e dokumenteve përkatëse pranë Drejtorisë së Komunikimit, e cila i kalon më pas në sitën e verifikimit të vlefshmërisë së tyre. Kohëzgjatja e procesit varion nga 12 ditë për aplikimet brenda vendit deri në një muaj të plotë për kërkesat e legalizimit të paraqitura jashtë vendit.
Procedura
Për të legalizuar dokumentet pranë institucionit tonë, duhet ndjekur kjo procedurë: “dokumentet duhet të jenë të lëshuara nga fakultetet e Universitetit të Tiranës (Fakulteti Ekonomik, Fakulteti Juridik, Fakulteti i Histori-Filologjisë, Fakulteti Gjuhëve të Huaja, Fakulteti i Shkencave Sociale, Fakulteti i Mjekësisë, Fakulteti i Infermierisë, Fakulteti i Shkencave Sociale)”. Ndërkohë në sitën e verifikimit pranë komisionit të posaçëm që do të ngrihet për këtë rast do të kalojnë ato të tipit: diplomë, listë notash, program mësimor, vërtetime, mbrojte gjuhe pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, diplomë specializimi, listë notash specializim etj. Kjo procedurë duhet shoqëruar me derdhjen e pagesës, e cila për legalizim brenda vendit shoqërohet me një pagesë prej 400 lekësh pranë bankës “Credins” (lënda “Konfirmim dokumentesh për Rektoratin”, me nr.llogarie 589007). Procedura e miratimit të legalizimit për brenda vendit zgjat 12 ditë, më pas i jepet personit që e ka kërkuar.
Konfirmimi për jashtë
Procedura e konfirmimit të dokumenteve për rektoratin jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, jo vetëm për tituj studimesh, por edhe për aplikime të llojeve të tjera, iniciohet me pagesën pranë bankës “Credins” të 30 eurove në nr. llogarie 589007 (lënda “Konfirmim dokumentesh për Rektoratin”). Në këtë rast procedura e konfirmimit zgjat më shumë, rreth një muaj të plotë, e cila vihet në dispozicion të specialistëve që do të merren me verifikimin e titujve të përmendur më sipër. Megjithatë, institucionit që ka dërguar kërkesën për konfirmim, i dërgohet një shkresë, ku vërtetohet ose jo origjinaliteti i dokumentacionit. Kjo shkresë nuk shoqërohet me asnjë dokumentacion shtesë. Ndërkohë specialistët e UT-së pohojnë se është specifike fakti që “ne asnjëherë nuk u dërgojmë dokument institucioneve jashtë vendit me kërkesën e të interesuarve, por vetëm atëherë kur vihemi në lëvizje me kërkesë zyrtare nga vetë institucioni”.
Procedura për legalizim dokumentesh
Brenda vendit
Dokumentet që verifikohen janë:
• Diplomë
• Listë notash
• Program mësimor
• Vërtetime
• Mbrojte gjuhe pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja
• Diplomë specializim
• Listë notash, specializim etj.
3. Pagesë prej 400 lekë pranë bankës “Credins” (lënda “Konfirmim dokumentesh për Rektoratin”, me nr. llogarie 589007.
4. Procedura zgjat 12 ditë.
5. Dokumentet dorëzohen pranë Drejtorisë së Komunikimit.
Konfirmim dokumentesh për rektoratin
(Jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë)
1. Duhet të paguhen në bankën “Credins” 30 euro në nr. llogarie 589007 (lënda “Konfirmim dokumentesh për Rektoratin”).
2. Procedura zgjat një muaj.
3. Institucionit që ka dërguar kërkesën për konfirmim i dërgohet një shkresë, ku vërtetohet ose jo origjinaliteti i dokumentacionit. Kjo shkresë nuk shoqërohet me asnjë dokumentacion shtesë.
4. “Ne asnjëherë nuk u dërgojmë dokumente institucioneve jashtë vendit me kërkesën e të interesuarve, por vetëm atëherë kur vihemi në lëvizje me kërkesë zyrtare nga vetë institucioni.”