E Diel, 1 Nëntor 2026

Konferenca e Pezës,festohet 67-vjetori

67-vjetori i Konferencës së Pezës, ka mbledhur shumë njerëz të cilët kanë përkujtuar një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së vendit. Përveç qytetarëve të shumtë, të pranishëm në festën e Pezës kanë qenë dhe përfaqësues nga klasa politike . Ceremonia ka filluar me Himnin e Flamurit , me homazhet tek Heronjtë e Popullit dhe ka vazhduar me fjalimin e kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama, i cili është shprehur se Konferenca e Pezës është një pikë e palëkundshme e historisë, që më pas e solli dhe çlirimin e vendit dhe kjo ngjarje sipas tij, duhet të përkujtohet edhe nga brezat e rinj.
Përveç kryesocialistit dhe kryebashkiakut Edi Rama, të pranishem në këtë organizim ishin edhe kreu i PSD -së, Skënder Gjinushi , ai i PDS-së, Paskal Milo, por dhe deputet të tjerë të Partisë Socialiste si Arta Dade, Valentina Leskaj, Pandeli Majko , Gramoz Ruçi , Fatmir Xhafa e Blendi Klosi. Në ketë organizim nuk kanë munguar as grupi i anëtarëve të LSI-së të cilët kanë dalë kundër marrëveshjes PD-LSI.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›