E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza, udhëtimi i Pashkës ndahet me të tjerët

Gjatë festës së Pashkës, shumë persona shkojnë me pushime në ndonjë vend tjetër, duke përfituar nga rasti. Por, me rritjen e madhe të çmimit të karburantit, udhëtimi është vështirësuar, për shkak se është shtrenjtuar. Për këtë arsye, një agjenci në Itali,  postoinauto.it ka menduar një zgjidhje origjinale: bërjen e udhëtimit me të tjerë persona, me të cilët mund të ndash shpenzimet e rrugës. Drejtuesit e kësaj agjencie thonë se kjo metodë ka pasur sukses të madh dhe një numër i konsiderueshëm personash janë duke bërë udhëtime së bashku, edhe pse nuk njihen. Por, ka një kusht: një femër nuk mund të udhëtojë me një mashkull të panjohur, ajo duhet ta ndajë udhëtimin e saj vetëm me femra. E njëta gjë vlen edhe për meshkujt.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›