E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza, ul cmimet e mallrave baze

Recensioni i lajmeruar nen rritjen e ekonomise globale dhe i pranuar tashme nga disa vende po jep efekte ne uljen e cmimeve te lendeve te para. Konsumi ka nisur te bjere dhe lajmet per nje renie te metejshme kane bere qe cmimet e lendeve te para, naftes, energjise, grurit, misrit te bien. Dje per here gjate ketij viti cmimi i naftes ra poshte kuotes 80 USD duke kushtuar vetem 79 USD ne bursa ose rreth 50 per qind me pak se ne muajin qershor te ketij viti. Sipas Bankes se Shqiperise , varesia e ndjeshme e ekonomise shqiptare nga importet ne teresi dhe nga ato te lendeve baze ushqimore dhe energjetike (lende djegese) ne vecanti, ka bere qe rritja e pergjithshme e cmimeve ne bote te godase ne menyre te pashmangshme cmimet e prodhimit ne industrise perpunuese ushqimore, cmimet e konsumit si edhe ato te sherbimeve ne vend. Mirepo nje ulje e tyre pritet te kete te njejtat efekte pavaresisht se tregu vendas spekulon m kete fakt. Kur cmimet e ushqimeve dhe naftes ulen ne tregjet nderkombetare nuk ndodh e njejta gje ne tregjet vendase. Nderkohe qe cmimi i naftes eshte pergjysmuar ne tregun nderkombetar ne vendin tone cmimi nuk eshte ulur me me shume se, 8 %. Ritmet vjetore te rritjes se cmimit te grurit ne bote pas muajit mars te ketij viti, ishin me te permbajtura dhe me prirje te dukshme ne renie. Kjo prirje u evidentua edhe ne cmimet boterore te misrit. Fondi Monetar ka lajmeruar dje se, rritja ekonomike ne vendet me te zhvilluara te botes do te jete zero per vitin qe vjen. Recensioni ekonomik global pritet te shoqerohen me renien e fuqise blerese qe krijon humbje te biznesi dhe qe ka efektet zinxhir ne rritjen e papunesise. Vendi yne pritet te ndikohet nga keto zhvillime ne uljen e investimeve te huaja dhe ne renien e te ardhurave nga emigracioni.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›