E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Dosja e Berishës, alibia e frikës

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka reaguar menjëherë pas akuzave të kryeministrit Berisha se përfaqëson klanin e mafies. Në një konferencë për shtyp Rama duke e quajtur pseudodosje dokumentet e paraqitura nga kryeminitri Berisha theksoi se kjo dosje është alibia e frikës së tij nga populli opozitar.
"I bërë njësh me krizën politike dhe i kapur mat nga populli opozitar për hapjen e kutive Berisha po vazhdon një fushatë akuzash dhe shpifjesh për opozitën" theksoi Rama.
Sipas tij paraqitja e pseudosjes nga Berisha vjen në kohën kur ai është i kapur mat nga opozita dhe kur pa se 100 mijë shqiptarë i kërkuan hapjen e kutive dhe jo pushtetin e tij mizerabël. Gjithashtu Rama ka theksuar se këto shpifje vijnë në kohën kur Berisha e kuptoi se nuk mund të blente dot deputetët që kërkonte për ta konsideruar Kuvendin si funksional.
Ndërkohë Rama i është përgjgjur edhe akuzave të Berishës për vjedhje të pronave në Tiranë duke theksuar se si kryetar bashkie nuk i lejohet të japë leje ndërtimi, por ka firmosur vendimet e marra nga KRT-ja e Tiranës ku sipas tij kanë marrë pjesë edhe njerëzit e tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›